Energji dhe përqëndrim/ Kjo është pija “superushqyese” me katër përbërës shumë të thjeshtë

5 Gusht 2022, 18:12, Trending CNA
Energji dhe përqëndrim/ Kjo është pija
Foto ilustruese

Nutricionistja dhe dietologia, Anila Kalleshi përmes postimeve të saj në rrjetet sociale, na këshillon se çfarë ëshët e mirë për shëndetin tonë.

Së fundi , dietologia ka ndarë me ndjekësit e saj recetën e një pije superushqyese me katër përbërës shumë të thjeshtë.

Kjo pije sipas Kalleshit, ndikon tek përqëndrimi, pra do t’iu bëjë më të vëmendshëm dhe më energjikë.

“Kur ju lind dëshira për diçka të ëmbël, më poshtë po ju shkruaj një pijë shumë të thjeshtë me 4 përbërës Superushqime! Ju do të ndjeheni më të vëmendshëm, të revitalizuar dhe do të merrni një shpërthim të shpejtë të energjisë. Në një prej këtyre ditëve do të flasim posaçërisht për Spirulinën!

Përbërësit:

– 500 ml ujë të gazuar

– 1 limon të freskët

– 6 pika stevia pastër (ose 1 lugë çaji shurup organik oriz)

– 1 ose 2 lugë çaji spirulinë (alge) organike”, shkruan Kalleshi në rrjetet sociale./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga