web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ “Tronditet” stoli, klubi londinez shkarkon trajnerin

11 Shkurt 2026, 14:43, Sport CNA

ZYRTARE/ “Tronditet” stoli, klubi londinez shkarkon trajnerin

Tottenham ka njoftuar largimin e trajnerit Thomas Frank nga drejtimi i skuadrës.

Vendimi vjen në një moment të vështirë për klubin londinez, që renditet në vendin e 16-të në Premier League, vetëm pesë pikë mbi zonën e rënies.

Humbja 1-2 në shtëpi ndaj Newcastle ishte e 15-ta për këtë sezon në kampionat. Ekipi nuk ka fituar në tetë ndeshjet e fundit dhe ka marrë vetëm 12 pikë nga 51 të mundshme në 17 takimet e fundit.

ZYRTARE/ “Tronditet” stoli, klubi londinez shkarkon trajnerin

Frank mori drejtimin e skuadrës në qershor, me kontratë deri në vitin 2028. Megjithatë, përqindja e fitoreve në kampionat ishte 26.9%, më e ulëta për një trajner të Tottenham në epokën e Premier League.

Klubi theksoi se, pavarësisht mbështetjes fillestare, rezultatet e dobëta e bënë të domosdoshëm ndryshimin në këtë fazë të sezonit.





Lajmet e fundit nga