web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dështimi te Manchester United nuk e ndal, Amorim drejt klubit të madh

10 Shkurt 2026, 20:07, Sport CNA

Dështimi te Manchester United nuk e ndal, Amorim drejt klubit të madh

Pak muaj pas shkarkimit nga Manchester United, Ruben Amorim po mendon rikthimin në stol.

41-vjeçari po shihet si pasardhësi i Jose Mourinhos te Benfica. Ky skenar varet nga kalimi i mundshëm i "Special One" në krye të kombëtares së Portugalisë pas Botërorit 2026.

Amorim ka një lidhje të fortë me "Shqiponjat", pasi gjatë karrierës së tij si futbollist ka luajtur 154 ndeshje me këtë klub.

Drejtuesit e Benficës i besojnë aftësive të tij, pavarësisht bilancit prej 25 fitoresh në 63 ndeshje te United. Reputacioni i trajnerit mbetet i lartë në Portugali falë dy titujve kampionë të fituar më parë me Sportingun.

Ky rikthim do të shënonte një lëvizje të bujshme që do të ndryshonte ekuilibrat e futbollit luzitan.





Lajmet e fundit nga