web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Juventusin e “tradhton” sulmi

9 Shkurt 2026, 21:18, Sport CNA

Juventusin e “tradhton” sulmi

Juventusi barazoi 2-2 ndaj Lazios pas një rikthimi nga disavantazhi, duke ruajtur vendin e katërt në renditje.

Protagonistë të takimit për bardhezinjtë ishin Weston McKennie dhe Pierre Kalulu, autorë të golave vendimtarë. McKennie vijon sezonin pozitiv nga ana realizuese, ndërsa Kalulu konfirmoi rëndësinë e tij edhe në fazën sulmuese.

Loja e Juventusit prodhoi shumë raste, por konkretizimi mbeti i kufizuar. Në disa momente u evidentuan edhe gabime individuale që ndikuan në rrjedhën e ndeshjes.

Reagimi i skuadrës në pjesën e dytë shmangu një humbje tjetër. Debutim pozitiv pati edhe i sapoardhuri Boga, me asist për golin e barazimit. Në prag të sfidës me Interin, Juventusi kërkon rritje në efikasitet.





Lajmet e fundit nga