web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjodhi Gjermaninë, Gruda merr vendimin e papritur. “Fshin” Shqipërinë dhe Brojën

29 Qershor 2024, 19:19, Sport CNA

Zgjodhi Gjermaninë, Gruda merr vendimin e papritur. “Fshin”

Brajan Gruda, ishte një nga dëshirat e mëdha të trajnerit Silvinjo, për ta pasur me Shqipërinë në Europian. Megjithatë, pak javë para Euro 2024, sulmuesi vendosi të zgjedhë Gjermaninë, duke i mbyllur derën vendit të tij të origjinës.

Gruda nisi të ndiqte faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Armando Brojës në ‘Instagram’. Kjo la të nënkuptohej se ky futbollist nisi të interesohej më tepër për Shqipërinë dhe për një kalim te Kombëtarja jonë.

Gruda ka surprizuar me vendimin e fundit, teksa ka zgjedhur që të shkëpusë çdo lidhje me Shqipërinë, madje edhe ato të rrjeteve sociale, duke fshirë nga lista e personave që ndjek FSHF-në dhe Armando Brojën.





Lajmet e fundit nga