web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vjen zyrtarizimi, Partizani humb një “yll”. E prezantojnë te skuadra e re

24 Dhjetor 2024, 11:21, Sport CNA

Vjen zyrtarizimi, Partizani humb një “yll”. E prezantojnë


Tedi Cara është larguar zyrtarisht nga Partizani. 

Sulmuesi anësor do të vazhdojë karrierën në Ukrainë, te skuadra e Oleksandria. 

Akordi është mbyllur, ndërsa kjo është njoftuar nga vetë drejtori i ukrainasve, Ivan Telko, i cili ka thënë se sulmuesi i Partizanit, është transferimi i parë i Oleksandrias për merkaton dimërore.

“Tashmë kemi transferimin e parë. Sipas nesh, ky është një anësor mjaft i kualifikuar nga Shqipëria, nga skuadra e Partizanit. Ky është nënshkrimi ynë i parë, artisti ynë i ri. Jemi të lumtur që e mirëpresim dhe urojmë nga distanca të tregojë më të mirën. Kjo është sit ë thuash një deklaratë zyrtare, ai tashmë është lojtari ynë”, ka thënë Telko.





Lajmet e fundit nga