web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Superiorja ul siparin për vitin 2024, mësoni renditjen

22 Dhjetor 2024, 19:21, Sport CNA

Superiorja ul siparin për vitin 2024, mësoni renditjen

Superiorja uli siparin për vitin 2024, teksa të premten, të shtunën dhe të dielën u luajtën ndeshjet e javës së 19-të.

Dinamo City e mbylli në vendin e parë me 34 pikë, pasi arriti një fitore të madhe në “Elbasan Arena” 2-1 ndaj Egnatias.

Partizani u rikthye te fitorja në “Arenën e Demave”. Të kuqtë mundën Vllazninë 2-0 dhe renditen të dytët me 33 pikë.

Një fitore shumë të rëndësishme arriti edhe Laçi, pasi mundi Tiranën në shtëpi 3-1.

AF Elbasani triumfoi në transfertë ndaj Skënderbeut me rezultatin 2-0.

Java e 19-të u mbyll me ndeshjen Teuta-Bylis. Në stadiumin “Niko Dovana” ndeshja u mbyll në barazim 0-0.

RENDITJA: 

Superiorja ul siparin për vitin 2024, mësoni renditjen





Lajmet e fundit nga