web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Klubi i Superiores njofton tre largime

21 Dhjetor 2024, 17:24, Sport CNA

ZYRTARE/ Klubi i Superiores njofton tre largime

Bylis ka njoftuar tre largime. Bëhet fjalë për dy brazilianët Gabriel Recife dhe Wendel Nery Da Conceicao, si dhe mesfushorin Patrik Treni.

Lëvizje e papritur nga ballshiotët, që njoftojnë largimet ende pa u hapur merkato dhe një ditë para ndeshjes me Teutën.

Njoftimi:

FK Bylis njofton mbylljen e bashkëpunimit me konsensus me dy brazilianët, mbrojtësin e qendrës Gabriel Recife dhe Wendel Nery Da Conceicao, që ka luajtur si winger në pjesën e parë të sezonit. Krahas tyre edhe mesfushori me tipare sulmuese, Patrik Treni, në vijim nuk do të jetë më pjesë e skuadrës sonë.

FK Bylis i falënderon dy brazilianët Gabriel dhe Wendel, si dhe Trenin për kontributin që dhanë në klubin tonë dhe u uron suksese në vijimin e karrierës.





Lajmet e fundit nga