web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manaj me skuadër të re në janar? Sulmuesi drejt klubit të njohur në Bundesligë

21 Dhjetor 2024, 13:34, Sport CNA

Manaj me skuadër të re në janar? Sulmuesi drejt klubit të

Rey Manaj duket se është në prag të një lëvizjeje të re në karrierën e tij, pasi aventura e tij me Sivasspor është drejt fundit. Sulmuesi shqiptar nga Lushnja, i cili ka kontratë me klubin turk deri në fund të sezonit, ende nuk ka nisur bisedime për rinovim.

Sipas mediave turke, drejtuesit e Sivasspor po shqyrtojnë mundësinë e shitjes së Manajt që në janar, për të përfituar financiarisht dhe për të shmangur largimin e tij si lojtar i lirë në verë.

Ndërkohë, interesimi për Manajn nuk mungon. Një nga opsionet më konkrete është skuadra e Bundesligës, Bochum. Ekipi gjerman, që aktualisht ndodhet në fund të tabelës së klasifikimit me vetëm 3 pikë pas 14 ndeshjesh, e sheh sulmuesin shqiptar si një zgjidhje për problemet në repartin ofensiv. Manaj shihet si lojtar kyç që mund të ndihmojë ekipin të shmangë rënien nga kategoria dhe të garantojë gola të rëndësishëm.

Performanca e Manajt këtë sezon, me 4 gola dhe 1 asist në 11 ndeshje, ka tërhequr vëmendjen e klubeve që kërkojnë një sulmues me përvojë dhe efikasitet. Javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e tij.





Lajmet e fundit nga