web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Medon Berisha i mahnit të gjithë, shikoni supergolin në Serinë A

25 Tetor 2025, 17:27, Sport CNA

VIDEO/ Medon Berisha i mahnit të gjithë, shikoni supergolin në

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Medon Berisha, ka realizuar golin e tij të parë sezonal në Serie A.

22-vjeçari shënoi një gol spektakolar me goditje dënimi për Leccen, në ndeshjen ndaj Udineses, e cila u mbyll me rezultatin 3-2 për vendasit.

Goli i Berishës erdhi në minutën e 59-të, pas një ekzekutimi të saktë nga një distancë e konsiderueshme. Përveç golit, ai ka regjistruar më herët edhe një asist në këtë kampionat, duke u konfirmuar si një element në rritje në skuadrën e Lecces dhe Kombëtares shqiptare.

Sa i përket ndeshjes, Lecce pësoi humbjen e dytë në shtatë ndeshje transfertë, ndërsa Udinese arriti fitoren e parë në shtëpi që nga muaji mars.





Lajmet e fundit nga