Vllaznia fiton “Klasiken” me përmbysje ndaj Tiranës, fiton edhe Elbasani
Vllaznia ka triumfuar në “Klasiken” e futbollit shqiptar n...

Shqipëria luajti pasditen e sotme ndeshjen e parë kundër Qipros, e vlefshme për fazën play-out të UEFA Nations League. Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Antonis Papadopoulos”, vajzat kuqezi u mundën me rezultatin final 3-2.
Trajneri Armir Grima hodhi në fushë këtë formacion: Antigoni Hyska (GK), Arbiona Bajraktari, Sara Maliqi, Klea Hamonikaj, Arbenita Curraj, Ezmiralda Franja, Alma Hilaj, Megi Doçi (C), Qendresa Krasniqi, Mimoza Hamidi dhe Valentina Troka.
Takimi nuk nisi mirë për vajzat kuqezi, me përfaqësuesen qipriote që ishte më dominuese në minutat e para. Gjithçka ndryshoi pas minutës së 15-të, kur skuadra jonë nisi të afrohej më shumë drejt portës kundërshtare, duke krijuar disa raste të rrezikshme.
Në minutën e 23-të erdhi rasti më i artë për kuqezinjtë për të kaluar në avantazh. Megi Doçi udhëhoqi mirë topin, hyri në zonë dhe u përball me portieren, por tentativa e saj u ndal. Pas saj, tentoi edhe Troka, por portierja qipriote reagoi sërish saktë, duke shmangur golin.
Pas pak minutash, skuadra jonë fitoi një goditje dënimi pas një faulli pranë zonës. Megi Doçi mori përsipër ekzekutimin dhe me një goditje tokazi e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë Shqipërisë në minutën e 29-të.
Goli u dha zemër vajzave kuqezi, të cilat pak minuta më vonë dyfishuan rezultatin sërish me Doçin. Kapitenia kuqezi goditi nga një distancë rreth 40 metrash dhe me një ekzekutim të shkëlqyer, befasoi portieren qipriote, duke e çuar rezultatin në 2-0.
Në minutën e 43-të, Qipro ngushtoi diferencën me një gol nga distanca, ku portierja Hyska nuk mundi të reagojë në kohë. Vendaset barazuan shifrat në fundin e pjesës së parë.
Shqipëria ishte sërish pranë golit të tretë në minutat shtesë të pjesës së parë, por pa arritur të konkretizojë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-2.
Pjesa e dytë nisi mirë për skuadrën tonë, që kërkoi menjëherë golin e avantazhit. Doçi asistoi bukur për Hamidin, por tentativa nuk u konkretizua.
Në minutën e 63-të, Shqipëria pati një tjetër mundësi të artë. Krasniqi nisi një kundërsulm të shpejtë, duke i dhënë një pasim perfekt Trokës, e cila u gjend përballë portieres, por goditja e saj përfundoi jashtë.
Kuqezezat mbajtën kontrollin e lojës, duke e zhvendosur ndeshjen pothuajse tërësisht në gjysmëfushën qipriote dhe duke ushtruar presion të vazhdueshëm.
Megjithatë, kundër rrjedhës së lojës, Qipro arriti të shënojë në minutën e 83-të, duke kaluar sërish në epërsi me golin e tretë të takimit.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-2 në favor të Qipros. Pavarësisht humbjes, vajzat kuqezi zhvilluan një ndeshje të mirë, krijuan shumë raste në pjesën e dytë, por u ndalën nga mungesa e saktësisë në finalizim.
Shqipëria do të luajë ndeshjen e kthimit në “Air Albania” më 28 tetor, ora 18:00, ku përmes rezultatit do të vendoset nëse skuadra jonë do të vazhdojë rrugëtimin në Ligën B apo do të bjerë në Ligën C për edicionin e ardhshëm të Nations League.
Vllaznia ka triumfuar në “Klasiken” e futbollit shqiptar n...
Skënderbeu triumfoi minimalisht ndaj Besës, në supersfidën...
Shanset që Serie A të sigurojë një vend të pestë në Ligën ...
Kenan Yildiz është bërë një nga objektivat kryesorë të Rea...
Dinamo triumfoi 2-0 ndaj Vorës, në ndeshjen e vlefshme për...
Janë mbyllur dy ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme...
Atletico Madrid po përgatitet për një ndryshim historik në...
Drita dhe Shkëndija e Tetovës kanë regjistruar rezultate p...
Shqipëria e vajzave do të zbresë mbrëmjen e sotme në fushë...
Pas fitores 0-1 në Vlorë, Partizani kërkon një tjetër suks...
Lionel Messi ka nënshkruar një kontratë të re me Inter Mia...
Janë mbyllur ndeshjet e fundit për raundin e tretë në Cham...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure luhen shtatë ndeshjet e fundit...
Dy ndeshje të raundit të tretë në Champions League u mbyll...
Jasir Asani po kalon një moment të mirë te skuadra iranian...
Kombëtarja shqiptare e futbollit është në garë për një ven...
UEFA po shqyrton ndryshimin e formatit të kualifikueseve p...
Napoli po kalon një periudhë të vështirë dhe rezultatet ne...
Sandro Tonali ka rinovuar kontratën me Newcastle deri në v...
Në kuadër të investimeve të rëndësishme infrastrukturore q...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...