2 superraunde të Serie A në pak ditë/ Futbolli italian nuk ndalet
Në “Il Calcio” dhe Tring Sport nuk ndalet pasioni. Në vetë...

Volejbollistja braziliane e Dinamos, Nayara Ferreira, është pezulluar përkohësisht nga Federata Shqiptare e Volejbollit, e cila ka kërkuar që sportistja t’i nënshtrohet një testi për përcaktimin e gjinisë.
Rasti është i paprecedentë në sportin shqiptar dhe ka shkaktuar reagime nga klubi kryeqytetas. Në deklaratën zyrtare, Dinamo konfirmon vendimin e Federatës, por thekson se çështja cenon dinjitetin dhe integritetin personal të lojtareve.
Klubi nënvizon se Ferreira është sportiste me licencë zyrtare të FIVB dhe me karrierë 15-vjeçare ndërkombëtare. Dinamo shpreh habinë për mënyrën se si është marrë vendimi, duke theksuar mungesën e sqarimeve dhe bazës rregullative.
Pavarësisht kësaj, klubi thotë se do të bashkëpunojë me institucionet për sqarimin e plotë të rastit. Sipas Dinamos, sporti duhet të mbetet shembull transparence, drejtësie dhe respekti ndaj individit.
REAGIMI:
Jemi njohur me publikimet e fundit në media, që i referohen vendimit të Federatës Shqiptare të Volejbollit për pezullimin e një prej lojtareve të ekipit tonë dhe kërkesën për zhvillimin e një testi për përcaktimin e gjinisë.
Për transparencë ndaj opinionit publik, konfirmojmë se informacionet janë të vërteta.
Klubi “Dinamo” është dhe mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj zbatimit të rregullave dhe standardeve të sportit, në respekt të parimeve të fair play dhe dinjitetit njerëzor.
Lojtarja në fjalë është sportiste me licencë zyrtare të FIVB, me një karrierë 15-vjeçare ndërkombëtare në disa vende të botës, përfshirë edhe ato të Bashkimit Evropian.
Vendimmarrja e FSHV-së, e cila erdhi krejt befasisht për klubin tonë, nuk është shoqëruar me asnjë sqarim mbi arsyet konkrete apo bazën rregullative që e justifikon një kërkesë të tillë të pazakontë , pra mbi bazën faktike apo provat që mund të justifikonin një ndërhyrje kaq të ndjeshme ndaj një sportisteje.
Në mungesë të çdo elementi konkret apo procedure të përcaktuar në aktet rregullative, kërkesa për t’iu nënshtruar një testi të tillë – që prek drejtpërdrejt dinjitetin dhe integritetin personal të lojtareve – lë hapësirë për shumë paqartësi mbi mënyrën se si është trajtuar kjo çështje dhe mbi standardet që duhen respektuar në sportin modern por edhe shton nevojën për reflektim mbi mënyrën se si duhen trajtuar raste ne vijimësi.
Pavarësisht kësaj, Klubi Dinamo ka treguar angazhim të plotë institucional për të bashkëpunuar me FSHV-në dhe për të trajtuar rastin në mënyrë korrekte e të matur.
Rasti ka padyshim një ndjeshmëri të lartë njerëzore dhe profesionale, pasi prek dinjitetin e një sportisteje që ka përfaqësuar me sportin ndërkombëtar për shumë vite.
Në sport, si në çdo fushë tjetër, transparenca, drejtësia dhe respekti ndaj individit janë themeli i çdo suksesi.
Dinamo do të vazhdojë të mbrojë këto vlera, duke qëndruar në anën e së drejtës, të sportit dhe të dinjitetit njerëzor.
Sporti duhet të bashkojë, jo të poshtërojë. Ne do të vazhdojmë të besojmë te vlerat që e bëjnë volejbollin dhe çdo sport një fushë të ndershme loje.
Në “Il Calcio” dhe Tring Sport nuk ndalet pasioni. Në vetë...
Milani zhgënjeu totalisht në shtëpi, teksa nuk shkoi më sh...
Shqipëria luajti pasditen e sotme ndeshjen e parë kundër Q...
Vllaznia ka triumfuar në “Klasiken” e futbollit shqiptar n...
Skënderbeu triumfoi minimalisht ndaj Besës, në supersfidën...
Shanset që Serie A të sigurojë një vend të pestë në Ligën ...
Kenan Yildiz është bërë një nga objektivat kryesorë të Rea...
Dinamo triumfoi 2-0 ndaj Vorës, në ndeshjen e vlefshme për...
Janë mbyllur dy ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme...
Atletico Madrid po përgatitet për një ndryshim historik në...
Drita dhe Shkëndija e Tetovës kanë regjistruar rezultate p...
Shqipëria e vajzave do të zbresë mbrëmjen e sotme në fushë...
Pas fitores 0-1 në Vlorë, Partizani kërkon një tjetër suks...
Lionel Messi ka nënshkruar një kontratë të re me Inter Mia...
Janë mbyllur ndeshjet e fundit për raundin e tretë në Cham...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure luhen shtatë ndeshjet e fundit...
Dy ndeshje të raundit të tretë në Champions League u mbyll...
Jasir Asani po kalon një moment të mirë te skuadra iranian...
Kombëtarja shqiptare e futbollit është në garë për një ven...
UEFA po shqyrton ndryshimin e formatit të kualifikueseve p...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...