Sot përcaktohet finalistja e parë/ Spanja dhe Franca premtojnë spektakël
Spanja dhe Franca përballen mes tyre, në gjysmëfinalen e E...

Spanja vjen si një nga favoritet absolute për të fituar Europianin, por para finales së madhe kanë një pengesë përpara. Iberikët përballen me Francën, në një sfidë ku dy ekipet duan me çdo kusht fitoren, për të kaluar më tej.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, pranoi vështirësitë, duke thënë se përballë kanë një skuadër cilësore dhe të fortë. Megjithatë, ai u shfaq besimplotë për një rezultat pozitiv, pavarësisht mungesave.
"Franca ka potencial të jashtëzakonshëm dhe kjo është e dukshme. Ata kanë një skuadër cilësore, të mbushur me emra të rëndësishëm dhe për këtë unë pres një ndeshje shumë të fortë, të luftuar. Unë nuk dua të bëjë presion ndaj kundërshtarit, por Franca është skuadra që ka bërë paraqitjet më të mira në këtë Europian, të paktën këtë përshtypje më kanë lënë mua. Mbappe është i paparashikueshëm, nuk zhduket kurrë. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Kemi një skuadër shumë të mirë, kemi punuar shumë këto ditë dhe jemi gati për këtë ndeshje. Yamal duhet të vazhdojë të jetë vetvetja dhe të vazhdojë të mësojë. Kemi edhe lojtarë të tjerë që në këtë Europian kanë spikatur duke surprizuar shumë, por jo ne sepse të gjithë që janë këtu ne i njohim prej kohësh. Kemi disa mungesa, por kemi një skuadër shumë të bashkuar dhe forca jonë është grupi.", deklaroi trajneri i Spanjës.
Në krahun tjetër, edhe trajneri i Francës, Didier Deschamps, vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, duke thënë se mesfusha është arma e tyre e fortë. Por, ashtu si De la Fuente, edhe tekniku i "gjelave", ka besim se ekipi i tij do të arrijë finalen e madhe.
"Spanja është skuadra që ka impresionuar më së shumti në këtë turne dhe duhet t’ua njohim këtë meritë. Në fakt edhe klubet spanjolle shquhen për kontrollin e topit. Mesfusha është arma më e fortë e Spanjës. Nëse ndeshjet tona nuk ju pëlqejnë, atëherë mund të shihni ndeshje të tjera. Ky është një kompeticion i veçantë, shumë i vështirë për të gjithë. E vërtetë që kemi shënuar më pak gola, por kemi bërë ndeshje të mira dhe u kemi dhuruar emocione francezëve me rezultatet e arritura. Mbape do të jetë në formën më të mirë ndaj Spanjës. Ka vuajtur një problem në shpinë dhe më pas erdhi ai dëmtim në hundë, që e detyron të luajë me maskë. Megjithatë tani është mësuar edhe me maskën", u shpreh Deschamps.
Ndeshja mes Spanjës dhe Francës është planifikuar të luhet mbrëmjen e kësaj të marte, duke nisur nga ora 21:00.
Spanja dhe Franca përballen mes tyre, në gjysmëfinalen e E...
Ardit Hoxhaj, është rikthyer te Flamurtari. Klubi vlonjat,...
Nuk ka më dyshime. Thomas Strakosha, është zyrtarisht lojt...
Bekim Rexhepi është lojtari më i ri i Dukagjinit. Pas larg...
Armando Broja është në kërkim të një skuadre të re dhe mun...
Ciro Immobile, e ka mbyllur me Lazio-n dhe me shumë mundës...
Albion Marku, do të vazhdojë karrierën në Hungari, te skua...
Xherdan Shaqiri mund të rikthehet në merkato, gjatë kësaj ...
UEFA, ka zbuluar arbitrat që do të vendosin drejtësi në dy...
Polemikat për ndeshjen çerekfinale mes Spanjës dhe Gjerman...
Joshua Zirkzee, prej kohësh përflitej se mund të kalonte t...
Skënderbeu vazhdon me përforcimet në merkato. Pa shumë buj...
Ylber Ramadani, ishte një nga lojtarët më të mirë të Shqip...
UEFA ka zgjedhur arbitrin për gjysmëfinalen e parë të Euro...
Lewis Hamilton, u kthye të fitojë një garë në Formula 1, p...
Fernando, ishte një nga largimet me peshë në Superiore në ...
Një emër i njohur, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i ...
4 janë skuadrat gjysmëfinaliste të Europianit, Spanja,...
Partizani vazhdon me përforcimet në merkato. Lojtari i rad...
Brazili u eliminua në çerekfinalen e Kupës së Amerikës nga...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Detaje të reja nga operacioni që po kryhet në Fier për kap...
17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u g...
RENEA është nisur drejt Roskovecit pas vrasjes së ndodhur ...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të presë nesër në n...
Gjykata Themelore në Prishtinë e gjeti fajtor ish-kreun e ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...