web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U largua nga Elbasani, Hoxhaj zyrtarizohet te skuadra tjetër në Shqipëri

8 Korrik 2024, 21:28, Sport CNA

U largua nga Elbasani, Hoxhaj zyrtarizohet te skuadra tjetër në

Ardit Hoxhaj, është rikthyer te Flamurtari. Klubi vlonjat, njoftoi këtë të hënë, firmën me sulmuesin anësor.

Hoxhaj e njeh mirë ambientin kuqezi, pasi ka qenë pjesë e Flamurtarit edhe para katër sezonesh.

Sulmuesi i krahut të majtë shihet nga drejtuesit e Flamurtarit si i duhuri për të përforcuar repartin ofensiv. Hoxhaj pritet të sjellë më shumë kualitet dhe të ndihmojë ekipin për të arritur objektivin, që është rikthimi në Superiore.

29 vjeçari e ka mbajtur veshur fanellën e Flamurtarit në sezonin 2013/2014, por edhe në 2017/2018 dhe 2019/2020. Ka qenë pikërisht klubi vlonjat, në të cilin Hoxhaj ka nisur karrierën si futbollist.





Lajmet e fundit nga