web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali i madh! Arrestohen dy futbollistë nga Fenerbahce dhe Galatasaray

5 Dhjetor 2025, 14:22, Sport CNA

Skandali i madh! Arrestohen dy futbollistë nga Fenerbahce dhe Galatasaray

Hetimet e Prokurorisë së Stambollit për skandalin e basteve në futbollin turk po zgjerohen me ritme të shpejta.

Autoritetet kanë kryer një seri arrestimesh të reja, ku ndër të ndaluarit janë futbollistë të njohur të Fenerbahce-s dhe Galatasaray-t. Në pranga kanë rënë mesfushori Mert Hakan Yandas i Fenerbahce-s dhe mbrojtësi Metehan Baltaci i Galatasaray-t, së bashku me ish-gjyqtarin Ahmet Çakar dhe arbitrin Zorbay Kuçuk.

Në total, 46 persona janë nën hetim, ndërsa 35 prej tyre janë arrestuar, përfshirë drejtues klubesh. Skandali ka përfshirë edhe një numër të madh arbitrash, me 150 të hetuar për shkelje të mundshme.

Paralelisht, 102 futbollistë janë pezulluar për periudha nga 45 ditë deri në një vit. Hetimet vazhdojnë dhe priten masa të tjera në ditët në vijim.





Lajmet e fundit nga