web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Parashikimi i superkompjuterit, ja cila skuadër pritet të triumfojë në Premier League

24 Shtator 2024, 08:47, Sport CNA
Parashikimi i superkompjuterit, ja cila skuadër pritet të
Premier League, Burimi: Medium

Sezoni futbollistik është ende në javët e para, megjithatë në elitat e futbollit europian kanë nisur parashikimet se cilët mund të jenë kampionët e sezonit 2024-2025.

Superkompjuteri ka bërë parashikimin se cila skuadër është pretendentja kryesore për të fituar trofeun e Premier League këtë edicion.

Siç ka ndodhur në sezonet e fundit edhe këtë edicion emri që renditet i pari për të triumfuar është ai i Manchester City-t, me “citizens” që do të siguronin titullin e 11-të kampion të Premier League në histori.

Skuadra e trajnerit Pep Guardiola parashikohet që ta mbyllë këtë sezon në kuotën e 85 pikëve.

Ndërkohë në vend të dytë renditet Arsenal-i me 77 pikë, teksa skuadra e tretë në parashikim është Liverpool-i me 75 pikë.

Nga ana tjetër, ekipet që parashikohet të bien nga kategoria janë Leicester, që theksohet se do renditet në vend të 18-të, Southampton në vend të 19-të dhe Ipswich Town në vend të 20-të./CNA





Lajmet e fundit nga