web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndeshje në Serie A dhe La Liga këtë të hënë, Atalanta e Gjimshiti-t ul siparin e javës së pestë

23 Shtator 2024, 13:29, Sport CNA
Ndeshje në Serie A dhe La Liga këtë të hënë,
Berat Gjimshiti, Atalanta

Këtë të hënë mbyllet java e pestë e Serie A. Skuadra e Berat Gjimshitit, Atalanta do të përballet me Como-n në orën 20:45 në “Gewiss Stadium”.

Atalanta-Como është ndeshja që ul siparin e javës së pestë të kampionatit italian.

Ndërkohë në Spanjë, Real Betis do të përballet me Mallorca-n në orën 21:00 të mbrëmjes, sfidë që do të mbyllë javën e gjashtë të La Liga-s.

Me shumë mundësi sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, që është pjesë e ekipit të Mallorca-s, Vedat Muriqi do të mungojë në këtë takim, për shkak të një problemi muskulor./CNA





Lajmet e fundit nga