web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nis sot java e shtatë e La Liga-s, Ancelotti feston ndeshjen e 300-të me Real-in

24 Shtator 2024, 08:30, Sport CNA
Nis sot java e shtatë e La Liga-s, Ancelotti feston ndeshjen e 300-të
Carlo Ancelotti, Real Madrid

Këtë të martë në La Liga çelet java e shtatë e kampionatit. Sot në elitën e futbollit spanjoll janë planifikuar që të luhen tri takime.

Në orën 19:00 Sevilla do të presë në shtëpi skuadrën e Valladolid, ndërkohë po në të njëjtën orë do të luhet edhe përballja mes Valencia-s dhe Osasuna-s.

Ora 21:00 e mbrëmjes sjell takimin Real Madrid-Deportivo Alaves. Ky takim do të jetë shumë i veçantë për trajnerin e “Los Blancos”, Carlo Ancelotti-n, i cili bën plot 300 ndeshje në krye të madrilenëve./CNA

 





Lajmet e fundit nga