web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Shitja e Alivodës, Vllaznia zbulon detajet e transferimit

23 Shtator 2024, 18:46, Sport CNA

ZYRTARE/ Shitja e Alivodës, Vllaznia zbulon detajet e transferimit

Vllaznia ka zyrtarizuar shitjen e mesfushorit Rejan Alivoda në Emiratet e Bashkuara Arabe. Futbollisti është transferuar te skuadra e Ittihad Kalba, ndërsa Vllaznia njofton se ka mbajtur 20% të kartonit.

Gjithashtu mësohet se nga kjo lëvizje, shkodranët kanë arkëtuar rreth 200 mijë euro.

POSTIMI:

KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen me "Ittihad Kalba Club" të ligës superiore te Emirateve të Bashkuara Arabe për transferimin e futbollistit Rejan Alivoda teksa klubi ynë do të mbajë edhe 20% të kartonit të tij.

KF Vllaznia e falënderon lojtarin për kontributin e dhënë për ngjyrat kuqeblu dhe i uron sa më shumë suksese me skuadrën e tij të re!





Lajmet e fundit nga