Qesh mirë kush qesh i fundit
Marr shkas nga një bisedë e fundit me mesazhe me Gonxhen r...
Marr shkas nga një bisedë e fundit me mesazhe me Gonxhen r...

Pas 13 javësh kampionat, Seria A shfaqet më e luftuar se çdo sezon, me shtatë skuadra të ndara vetëm nga pesë pikë në krye.
Kjo situatë krijon një garë të hapur, pa një ekip dominues dhe me dy skuadra që cilësohen si “surpriza” në krye, Bologna dhe Como. Nga pikëpamja e ekuilibrave të renditjes, kampionati paraqitet i paparashikueshëm, por niveli i lojës në shumicën e ndeshjeve ka hapur diskutime mbi cilësinë sportive.
Krahasimet me takime të Premier Ligës, si ajo mes Chelsea-Arsenal, nxjerrin në pah intensitet më të ulët dhe pak zgjidhje të shpejta ofensive në ndeshjet e Serisë A, përfshirë sfidat kryesore si Roma-Napoli ose derbi i Milanos.
Tradicionalisht, futbolli italian nuk është veçuar për ritëm të lartë dhe kërkim konstant të zgjidhjeve sulmuese. Presioni i madh mediatik dhe futbollistik ndikon në qasjen e skuadrave, të cilat shpesh zgjedhin sigurinë taktike në vend të rrezikut. Ndërkohë, ndërprerjet e shpeshta të lojës dhe simulimet pas ndërhyrjeve e ngadalësojnë më tej ritmin e ndeshjeve. Si rezultat, përveç tifozëve të skuadrës fituese, është e vështirë që ndeshjet të ofrojnë argëtim të vazhdueshëm.
Në aspektin taktik, dominojnë dy mënyra loje. E para është agresiviteti në gjithë fushën, si rasti i ndeshjeve të fundit mes Romës dhe Napolit. E dyta është mbrojtja me bllok të ulët ose të mesëm, me lëvizje horizontale dhe fokus në mbrojtjen e qendrës, gjë që u jep kundërshtarëve vetëm mundësinë e krosimeve, siç po bëjnë shpesh skuadra si Milani. Shumica e ekipeve përdorin mbrojtjen me tre, që në fazë defensive kthehet në pesëshe, dhe kjo çon në ndeshje të ngjashme, me përplasje të strukturuara dhe pak hapësira.
Në këtë kuadër, edhe skuadrat që vitin e kaluar shfaqnin ide më të avancuara, si Interi i Inzaghit me rotacionet në zona të ndryshme të fushës, këtë sezon po aplikojnë një qasje më direkte dhe më pak të ndërlikuar.
Një element interesant këtë vit po vjen nga Milani, i cili ka futur lëvizje më fluide në nisjen e aksioneve. Modric zbret mes mbrojtësve, Pavlovic dhe Tomori hapen në krahë, ndërsa Gabia ngjitet për të tërhequr mesfushorin kundërshtar, një mënyrë që synon të shpërbëjë markimin një me një dhe të krijojë hapësira për lojtarët ofensivë.
Megjithatë, shembulli më i veçantë mbetet Como i Fabregas, vetëm katër pikë larg kreut. Skuadra lombarde po prezanton një futboll teknik, me lojtarë të aftë në manovër, me krahë të mirëfilltë, me një mesfushë që lëviz vazhdimisht dhe ku Niko Paz merr shpesh topin i orientuar drejt portës.
Kombinimet në hapësira të ngushta, alternimi me lojën direkte drejt krahëve apo sulmuesit qendror, dhe përdorimi dinamik i hapësirave e bëjnë Comon një risi në futbollin italian.
Seria A ofron një garë të hapur dhe të ekuilibruar, por me pak ndeshje që arrijnë të shquhen për cilësi të lartë spektakolare.
Odise Roshi po kalon një periudhë të mirë te Keciorengucu,...
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë mbledhjen e ra...
Kenan Yildiz po konfirmohet si një nga lojtarët kryesorë t...
Të mërkurën e 3 dhjetorit do të luhen të gjitha ndeshjet e...
Java e 14-të e Superiores do të luhet të mërkurën dhe të e...
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, së bashk...
Inter Miami siguroi finalen e madhe të MLS-së pasi fitoi 5...
Partizani po zhvillon një nga sezonet më të vështira të vi...
Elbasani ka lënë pas barazimin me Partizanin dhe vijon të ...
Kombëtarja U-19 e vajzave luajti sot ndeshjen e tretë dhe ...
Nuk ka qetësi te Barcelona. Situata e fundit lidhet me mbr...
Sergio Ramos është propozuar te Milani për merkaton e jana...
Shqipëria e vajzave zhvilloi sot ndeshjen e dytë miqësore ...
Milani kryeson renditjen e Serie A së bashku me Napolin, n...
Ajo që i frikësoheshin te Juventus-i, tashmë është konfirm...
Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin...
Vazhdon forma e mirë e legjionarëve kuqezi me klubet e tyr...
Futbolli modern po ndryshon me shpejtësi, nga organizimi i...
Lara Colturi vazhdon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare ...
Napoli fitoi 1-0 ndaj Romës në “Olimpico”, duke u ngjitur ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Detaje të reja nga operacioni që po kryhet në Fier për kap...
17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u g...
RENEA është nisur drejt Roskovecit pas vrasjes së ndodhur ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku shtetasi R. B., ...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...