web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Laçi në krizë totale, Teuta rikthehet te fitorja

28 Shtator 2024, 17:59, Sport CNA
Laçi në krizë totale, Teuta rikthehet te fitorja
Laci-Teuta

Teuta rikthehet te fitorja dhe merr tri pikët në transfertën e Laçit.

Ndeshja e vlefshme për javën e shtatë të Kategorisë Superiore u vendos nga vetëm një gol.

Pavarësisht se takimi rezultoi goxha i “luftuar”, por edhe i tensionuar, durrsakët ia dolën që të gjejnë rrugën drejt rrjetës në minutën e 40’, me Beqjën që u dha avantazhin, por edhe fitoren miqve.

Në fraksionin mbyllës nga të dyja ekipet u tentua gjetja e golit, por kjo sfidë u mbyll me rezultatin 0-1.

Pas javës së shtatë të Kategorisë Superiore, te Laçi vazhdon kriza e rezultateve dhe tani renditet në vend të fundit me tre pikë, teksa Teuta ngjitet në vend të katërt me dhjetë pikë./CNA





Lajmet e fundit nga