web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Zjarr” në Premier League, luhen sot shtatë sfida

28 Shtator 2024, 11:39, Sport CNA
“Zjarr” në Premier League, luhen sot shtatë sfida
Premier League

Kjo e shtunë vjen me shtatë sfida të Premier League, të vlefshme për javën e gjashtë të elitës së futbollit anglez.

Ky raund nis sot me takimin Newcastle-Manchester City që luhet duke nisur nga ora 13:30.

Në orën 16:00 do të zhvillohen pesë takime të tjera, me Arsenal që pret Leicester në “Emirates Stadium”, Brentford ndeshet me West Ham, Chelsea-Brighton, Everton-Crystal Palace dhe Nottingham Forest-Fulham.

Ndeshja që do të mbyllë këtë të shtunë në Premier League është ajo mes Wolves dhe Liverpool që nis në orën 18:30.

Dy ndeshje të tjera të javës së gjashtë do të luhen ditën e dielë dhe ato janë Ipswich Town-Aston Villa që nis në orën 15:00 dhe Manchester United-Tottenham që nis në orën 17:30.

Teksa sfida që do të mbyllë këtë raund është ajo me Bournemouth-Southampton që luhet ditën e hënë në orën 21:00./CNA





Lajmet e fundit nga