web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përballje “titanësh” në Bundesliga/ Luhet sot Bayern-Leverkusen, ja kë “favorizojnë” statistikat

28 Shtator 2024, 11:19, Sport CNA
Përballje “titanësh” në Bundesliga/ Luhet sot
Bayern-Leverkusen, Burimi: Bayern

Përballje “titanësh” në Bundesliga, kryesuesi i kampionatit, Bayern Munich do të presë në “Allianz Arena” kampionin në fuqi, Bayer Leverkusen.

Dy nga pretendentët kryesorë të këtij edicioni të Bundesliga-s, vendosen përballë njëri-tjetrit për herë të parë për këtë sezon, takim i vlefshëm për javën e pestë të elitës së futbollit gjerman.

Bavarezët vijnë në këtë takim pas një ecurie shumë pozitive, katër ndeshje me fitore dhe synojnë që ta çojnë edhe më tej këtë rrugëtim.

Ndërkohë, “aspirinat” nga ana e tyre duan të ruajnë prestigjin e sezonit të shkuar dhe sigurisht të “luftojnë” për mbrojtjen e titullit kampion.

Nëse do t’u referohemi statistikave, rivaliteti mes këtyre dy ekipeve ka qenë goxha i lartë, e sidomos në vitet e fundit.

Në dhjetë ndeshjet e fundit mes tyre në Bundesliga, pesë i ka fituar Bayern Munich, dy kanë dalë barazim dhe tre prej tyre janë fituar nga ekipi i Bayer Leverkusen.

Bayern Munich-Bayer Leverkusen do të luhet këtë të shtunë në orën 18:30 në “Allianz Arena”./CNA





Lajmet e fundit nga