web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Theo në historinë e Milan-it, arrin rekordin e Maldini-t

28 Shtator 2024, 12:18, Sport CNA
Theo në historinë e Milan-it, arrin rekordin e Maldini-t
Theo Hernandez

Theo Hernandez është bërë pjesë e historisë së klubit të Milan-it, me golin e shënuar në fitoren 3-0 të ekipit të Fonseca-s ndaj Lecce-s, mbrëmjen e së premtes.

Mbrojtësi francez arriti kuotën e 29 golave me “kuqezinjtë”, duke barazuar një legjendë të “Djallit” si Paolo Maldini.

Theo Hernandez u bashkua me Milan-in nga Real Madrid në vitin 2019.

Ai cilësohet si një nga mbrojtësit më të mirë të majtë në Europë, i njohur për ritmin, aftësinë sulmuese dhe aftësinë për të kontribuar në lojën sulmuese të ekipit.

Francezi ka qenë shumë i rëndësishëm për Milan-in jo vetëm në zonën e mbrojtjes, por edhe duke shënuar gola vendimtarë dhe duke e ndihmuar ekipin në fitore të rëndësishme./CNA





Lajmet e fundit nga