web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

WADA del në mbrojtje të Sinner, Kyrgios: Nuk je aq i pafajshëm

28 Shtator 2024, 13:43, Sport CNA
WADA del në mbrojtje të Sinner, Kyrgios: Nuk je aq i pafajshëm
Sinner-Kyrgios

Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA) ka apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv për shfajësimin e tenistit italian Jannik Sinner.

Numri një i tenisit botëror rezultoi pozitiv për Clostebol gjatë testeve të kryera në muajin gusht.

Apelimi i Agjencisë Botërore Anti-Doping në mbrojtje të Jannik Sinner-it, rindez reagimet e tenistit australian, Nick Kyrgios.

Australiani nuk humbi kohë për të ngritur zërin, pasi mësoi vendimin e Agjencisë Botërore Antidoping, duke provokuar sërish Sinner.

Në një story në “Instagram”, Kyrgios është rikthyer për të folur për italianin, duke bërë një aludim që ngre pikëpyetje  për pafajësinë e Sinner.

"Hahahaha ndoshta jo dhe aq i pafajshëm në fund të fundit, hë?"-shkruan Kyrgios në rrjetet sociale.

Kyrgios është i njohur për reagimet e tij, ndërsa edhe në këtë rast nuk u kursye./CNA





Lajmet e fundit nga