web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Huazim me detyrim blerjeje, Chiesa një hap larg Serisë A

12 Janar 2026, 16:33, Sport CNA

Huazim me detyrim blerjeje, Chiesa një hap larg Serisë A

Juventusi po punon për rikthimin e Federico Chiesës, por situata varet kryesisht nga zhvillimet në Kupën e Afrikës.

Bardhezinjtë janë gati t’i paraqesin një ofertë Liverpoolit, por nga Anglia ende nuk ka përgjigje. Trajneri Arne Slot mund të pranojë largimin e Chiesës, por vetëm pasi të ketë në dispozicion Mohamed Salahun.

Egjiptiani është i angazhuar me kombëtaren e tij në gjysmëfinalet e Kupës së Afrikës, çka e shtyn vendimin me të paktën një javë. Formula e operacionit parashikohet të jetë huazim me detyrim blerjeje.

Juventusi dëshiron që blerja përfundimtare të lidhet me një numër minimal paraqitjesh. Më pas do të duhet të gjendet marrëveshja edhe për pagën e lojtarit.





Lajmet e fundit nga