web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Formacioni më i mirë i javës, shikoni 11-shen në Superiore

29 Shtator 2025, 14:33, Sport CNA

Formacioni më i mirë i javës, shikoni 11-shen në Superiore

Pas përfundimit të javës së 5-të në Superiore, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë bërë përzgjedhjen e 11-shes më të mirë të kësaj jave sipas skemës 4-2-3-1.

Aldo Teqja i Dinamos është përzgjedhur si portieri i kësaj jave.

Në katërshen e mbrojtjes rreshtohen Edison Ndreca (Egnatia), Bruno Lulaj (Elbasani), Aurel Marku (Bylis) dhe Ardit Toli (Teuta).

Para vijës defensive rreshtohen Taofeek Malomo (Bylis) dhe Esat Mala (Vllaznia), ndërsa në mbështetje të vijës sulmuese janë Alessandro Albanese i Egnatias, Edon Murataj i Vllaznisë, dhe William Serge Ouambe Tabekou i Tiranës.

Në majën e sulmit qëndron Lorenco Vila i Dinamo City-t.

Trajneri i kësaj javë është zgjedhur Mirel Josa i Bylisit, pas fitores 3-1 kundër Partizanit.

Formacioni më i mirë i javës, shikoni 11-shen në Superiore





Lajmet e fundit nga