web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Asllani nuk ndalet në Bundesligë, vjen goli i katërt

28 Shtator 2025, 18:21, Sport CNA

Asllani nuk ndalet në Bundesligë, vjen goli i katërt

Fisnik Asllani po vazhdon formën e mirë në Bundesliga me skuadrën e Hoffenheim. Sulmuesi i Kosovës shënoi golin e katërt sezonal, në barazimin 1-1 në transfertë ndaj Freiburg.

Ai realizoi në minutën e 13-të, pas një asistimi nga Coufal. Ky ishte edhe goli i vetëm i Hoffenheim në ndeshje, ndërsa Asllani ka regjistruar gjithashtu një asist këtë sezon.

Freiburg kaloi fillimisht në avantazh pas tre minutash me Kubler, me golin e konfirmuar nga VAR-i. Pjesa tjetër e lojës ishte e balancuar, me raste të shpërdoruara nga të dyja skuadrat. Hoffenheim iu afrua golit të dytë në fund, por portieri Atubolu reagoi në mënyrë vendimtare.

Pas këtij rezultati, Freiburg zgjat serinë e ndeshjeve pa humbje ndaj Hoffenheim në kampionat, ndërsa skuadra e Asllanit kërkon stabilitet për t’iu shmangur problemeve në renditje.





Lajmet e fundit nga