web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eliminimi nga Europiani, Armand Duka: Duhet të jemi krenarë për Kombëtaren

25 Qershor 2024, 00:46, Sport CNA

Eliminimi nga Europiani, Armand Duka: Duhet të jemi krenarë për

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar në profilin e tij, pas eliminimit të Shqipërisë nga Europiani.

Duka shkruan se të gjithë duhet të jenë krenarë, për atë që ka arritur Kombëtarja.

Postimi i Dukës:

Faleminderit! Jemi jashtë Euro 2024, pas tre ndeshjesh në një grup me skuadra si Italia, Kroacia e Spanja, por duhet të jemi krenarë.

Duhet të jemi krenarë që djemtë na sollën në këtë Europian, duhet të jemi krenarë për atë që dhanë në fushë, duhet të jemi krenarë që u dhamë bukuri tribunave me ngjyrat tona kuqezi, që mbushëm rrugët dhe sheshet në Gjermani duke shpërndarë shumë dashuri, përmes sportit më të bukur në botë, futbollit. Faleminderit futbollistëve, stafit teknik dhe të gjithë tifozëve për këtë Europian!





Lajmet e fundit nga