web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndeshja me Spanjën, FSHF ka një thirrje për tifozët

24 Qershor 2024, 12:31, Sport CNA

Ndeshja me Spanjën, FSHF ka një thirrje për tifozët

Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin B të Kampionatit Europian ndaj Spanjës. Një sfidë vendimtare ku kuqezinjtë do të kërkojnë kualifikimin për në raundin e 1/16-ave.

Ndeshja do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit, i cili do të pushtohet nga tifozët e shumtë shqiptarë që do të mbështesin deri në fund Kombëtaren për të arritur një rezultat historik.

Të gjithë tifozët që do të ndjekin ndeshjen nga stadiumi duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara nga UEFA. FSHF u ka bërë thirrje tifozëve që për të parandaluar çdo lloj problemi dhe penalizimi të gjithë tifozët duhet të shmangin ndezjen e flakadanëve gjatë ndeshjes, hedhjen e sendeve në fushë, transmetimin e mesazheve me natyrë josportive (politike, etnike, etj), si edhe ndërprerjen e ndeshjes.





Lajmet e fundit nga