Interi “fluturon” në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë
Interi është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Itali...

Partizani festoi 80-vjetorin e krijimit të tij, një përvjetor i rëndësishëm në historinë e futbollit shqiptar.
Me këtë rast, presidenti i klubit, Gazment Demi, mbajti një fjalim përpara përfaqësuesve të institucioneve sportive, shtetërore dhe familjes së gjerë të kuqe.
Në fjalën e tij, Demi u ndal te rrugëtimi historik i klubit dhe zhvillimet e dekadës së fundit. Ai evidentoi realizimin e projektit të stadiumit dhe kompleksit sportiv, si një hap kyç për të ardhmen e Partizanit.
U theksua gjithashtu roli i familjes, partnerëve institucionalë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit në këtë proces. Po ashtu u ngrit edhe çështja e nevojës për mbështetje më të strukturuar shtetërore për sportin përmes politikave të sponsorizimit.
Fjalimi i presidentit Demi:
Të nderuar miq të Klubit të Futbollit Partizani, të nderuar drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit, të nderuar përfaqësues të qeverisë dhe parlamentit, të nderuar anëtarë të familjes së madhe Partizani.
Sot është një ditë e veçantë për klubin tonë, sepse festojmë 80 vite krenari, 80 vite sakrifice, por edhe shumë dashuri dhe emocion për një klub legjendë të futbollit shqiptar. Partizani nuk është vetëm një klub futbolli; është një identitet, një traditë, është një emër që është ndërtuar nga breza të tërë sportistësh, trajnerësh dhe drejtuesish. Por ky përvjetor është krejt i veçantë. Para 10 vitesh, kur festonim 70-vjetorin në Pallatin e Kongreseve, dhashë një premtim: shumë shpejt do të kishim shtëpinë tonë. Sot, ky premtim është bërë realitet. Sot, Klubi i Partizanit ka një stadium modern, një hotel me 48 dhoma dhe një standard me 5 yje, dhe jo më kot festën për këtë përvjetor e bëmë në shtëpinë tonë. Projekti ende nuk ka përfunduar, por me dritën jeshile të dhënë nga Qeveria Shqiptare, që ato karakatinat që patë kur hytë në kompleks të kthehen në fusha futbolli për rritjen e fëmijëve, mendoj se shumë shpejt ky kompleks do të marrë formën përfundimtare dhe do të jetë një destinacion i rëndësishëm i jetës sportive, jo vetëm për qytetin, por edhe për rajonin.
Të gjithë e dinë që unë, te Partizani, kam gjetur vetëm një logo dhe disa borxhe, padyshim edhe shumë histori, por të tilla vepra kërkojnë sakrificë për t’u ndërtuar nga fillimi. Prandaj dua të evidentoj kontributin e familjes Demi, që më ka mbështetur që nga momenti i parë, ndihmën e pakushtëzuar të familjes Gjoka, partneritetin e rëndësishëm të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe, patjetër, qeverisë, falë së cilës më në fund Partizani ka ambientet e veta, ku mund të zhvillojë dhe edukojë breza. Sot, te Klubi i Partizanit janë plot 11 ekipe futbolli që zhvillojnë aktivitetin e tyre, dy prej tyre janë ekipe të futbollit të vajzave. Akademia Partizani është kthyer në një burim për ekipet kombëtare. Por, duke përfituar nga rasti që kemi edhe politikanë të pranishëm, dua të theksoj se këto shkolla futbolli nuk mund të zhvillohen duke qenë ne, si biznesmenë, të vetëm në këtë iniciativë. Shteti duhet të na krijojë kushtet që biznesi të kthejë sytë nga sporti. Ligji i Sponsorizimit ende nuk është bërë realitet. Edhe Kosova është përpara nesh. Për të ndërtuar strategji zhvillimi duhet të bëhemi bashkë: biznes – qeveri – federatë, me qëllim që ne që investojnë në sport të mos na quajnë të çmendur.
Gjithsesi, sot të festojmë dhe ju ftoj të gjithëve të shijoni mbrëmjen e sotme në shtëpinë tonë të re.
Interi është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Itali...
Partizani do të përballet me Bylisin në transfertë me disa...
Flamengo ka rikthyer së fundmi Lucas Paquetá dhe po shqyrt...
Girona ka njoftuar se portieri Marc-Andre ter Stegen do t’...
Harry Kane dhe Kylian Mbappé kryesojnë garën për "Këpucën ...
Cristiano Ronaldo nuk ka marrë ende garanci konkrete nga F...
Fenerbahçe ka zyrtarizuar transferimin e N’Golo Kanté nga ...
Giovanni Di Lorenzo do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kir...
Juventusi është pranë rinovimit të kontratës me Kenan Yild...
Fenerbahçe ka zyrtarizuar transferimin e N'Golo Kante nga ...
Sot, më 4 shkurt 2026, klubi i Partizanit feston 80-vjetor...
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar oraret dhe da...
Ernest Muçi nuk di të ndalet në Turqi. Sulmuesi i Kombëtar...
Java e 20-të e kampionatit të Kategorisë së Parë u mbyll m...
Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin për...
Situata e Mario Mitajt tek Al Ittihad duket se po ndryshon...
Merkato e dimrit solli disa lëvizje të rëndësishme për fut...
Jasir Asani ka shuar të gjitha zërat për një largim të mun...
Skënderbeu ka zyrtarizuar gjashtë përforcime të reja në me...
Situata mes Cristiano Ronaldos dhe Al-Nassr është tensionu...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjatë kontrolleve të kryera nga Policia e Shtetit për zhur...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se mund të urd...
Pentagoni rishikoi bilancin zyrtar të viktimave nga lufta ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të takohet m...
Çmimet e naftës u ulën në tregtimin e hershëm të së hënës,...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rih...
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...