web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Partizani feston 80-vjetorin, klubi i vetëm me trofe ndërkombëtarë

4 Shkurt 2026, 15:28, Sport CNA

Partizani feston 80-vjetorin, klubi i vetëm me trofe

Sot, më 4 shkurt 2026, klubi i Partizanit feston 80-vjetorin e themelimit të tij në futbollin shqiptar.

Gjatë kësaj historie të lavdishme, "Të kuqtë" kanë fituar 17 tituj kampionë, 15 Kupa dhe 3 Superkupa të Shqipërisë.

Partizani mbetet i vetmi klub shqiptar me një trofe ndërkombëtar, Kupën e Ballkanit të fituar në vitin 1970.

Gjithashtu, klubi numëron dy medalje argjendi në Spartakiadat e Leipzig-ut dhe Hanoi-t. Si i pari ekip që përfaqësoi Shqipërinë në Europë, arritja e tyre më e lartë mbetet faza "play-off" në Conference League.

Klubi është vlerësuar me titujt e lartë "Nderi i Kombit" dhe "Legjenda e Futbollit Shqiptar". Ky përvjetor jubilar e gjen Partizanin si një nga institucionet më të dekoruara të sportit në vend.





Lajmet e fundit nga