web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ulen temperaturat/ Moti për ditën e sotme

18 Qershor 2025, 07:18, Sociale CNA

Ulen temperaturat/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht deri të dendura.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente gjatë orëve të mesditës, pothuajse në të gjithë territorin me intensitet të ulët kryesisht në formë pikash.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Valëzimi në dete do të shkojë nga 1- 2 ballë.

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 34 gradë celsius./ CNA





Lajmet e fundit nga