web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rriten temperaturat, parashikohen reshje shiu/ Moti për ditën e sotme

17 Qershor 2025, 07:08, Sociale CNA

Rriten temperaturat, parashikohen reshje shiu/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës dhe pasdites, të cilat përgjatë reliveve malore të vendit do të pasohen me reshje shiu.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Valëzimi në dete do të shkojë nga 1-2 ballë.

Temperaturat do të shkojnë deri në 36 gradë celsius./ CNA





Lajmet e fundit nga