Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Një valë vetëvrasjesh ka goditur juglindjen e vendit, duke tronditur opinionin publik dhe ngritur pikëpyetje të thella mbi gjendjen psikologjike dhe sociale të të rinjve shqiptarë.
Brenda vetëm pesë ditëve janë regjistruar tri vetëvrasje dhe dy tentativa të tjera, të gjitha në moshë të re dhe me motive që mbeten ende të paqarta për autoritetet, por që sociologët i lidhin me një krizë të thellë sociale dhe institucionale.
Sociologia Maria Dojçe e cilëson këtë një situatë shokuese dhe alarmante, ku mungesa e stabilitetit, pasiguria për të ardhmen dhe mungesa e mbështetjes psikologjike po bëhen faktorë kyç që i shtyjnë të rinjtë drejt vendimeve fatale.
"Realisht ka qenë shumë shokuese, sidomos në javën e fundit sepse janë mosha shumë të reja dhe është kohë shumë e shkurtër për gjithë këto vetëvrasje. Do të thoja që tregon një çrregullim të gjendjes shoqërore dhe funksionit të shtetit, ku vetëvrasjet rriten në ato shoqëri ku nuk ka stabilitet dhe siguri, ku individi ndihet i pasigurt për zgjidhje për problematikat jetësore", tha Dojçe.
Sipas saj, mosha e viktimave dhe atyre që kanë tentuar vetëvrasjen është një tjetër tregues shqetësues. Janë të rinj që nuk po arrijnë të përballojnë presionin, sfidat dhe zhgënjimet që jeta u paraqet.
"Grupmosha është një tjetër faktor tregues, veç destabilizimit social, kjo grupmoshë tregon që ne nuk jemi në mirorientim të të rinjve, nuk kemi këshillim të duhur dhe dhënien e atyre barrierave dhe rrënjëve të forta të vetëbesimit, guximit dhe të riskut. Kjo grupmoshë tregon që rinia te ne është e brishtë, e ka të pamundur të tejkalojë sfidat që e përball jeta dhe shpeshherë arrin në fatalitete që janë të ndalueshme e të dënueshme në aspektin moral sepse duhet të mësojmë të kërkojmë ndihmë, të shkojmë drejt psikologëve, të kemi qendra këshillimi më të shpeshta në qarqet tona", u shpreh sociologia.
Dojçe ndalet edhe te stigma e fortë që shoqëria shqiptare ka ndaj kërkimit të ndihmës psikologjike. Ajo thekson se edhe aty ku ekzistojnë shërbimet, ato janë të pakta, të pamjaftueshme dhe shpesh të injoruara nga qytetarët për shkak të mentalitetit.
"Unë shoh që edhe kjo mungesë jo vetëm e qendrave të këshillimit dhe të psikologëve të këshillimit në qytetet ku jetojmë, ndërsa nga ana tjetër jemi ende në një tabu që duhet t'u drejtohemi ekspertëve përkatës siç janë psikologët edhe sociologët, të cilët duhet të mirorientojnë të rinjtë drejt rrugës që duhet të ndjekin për të gjetur zgjidhje e për të mos shkuar drejt fataliteteve", tha sociologia Dojçe.
Ndër të tjera, sociologia bën apel të fortë drejt të rinjve që hasin probleme emocionale dhe ndodhen në një "kryqëzim" në jetën e tyre.
"Do t’u bëja thirrje të gjithë të rinjve shqiptarë, mos hezitoni të merrni këshillim, të shkoni drejt psikologëve e sociologëve dhe të tejkaloni në mënyrë të drejtë e të duhur çdo shqetësim, sado të vogël që të keni. Emocionet në këtë moshë janë të brishta sepse janë ndjenjat e para që të rinjtë kalojnë, krijojnë simpati dhe në momentin që u priten këto ndjenja dhe zhgënjehen, shpesh kalojnë në fatalitete", apelon sociologia.
Ajo apelon për një kthim të vëmendjes te rinia, për investime në këshillim psikologjik në shkolla, për edukim emocional dhe për angazhim të familjeve në jetën emocionale të fëmijëve të tyre. Sociologia nënvizon se ka sinjale që prindërit nuk duhet t’i shpërfillin si pagjumësia, izolimi, nervozizmi, mungesa e komunikimit, largimi nga shtëpia.
Të gjitha këto janë shenja që duhen parë me kujdes dhe adresuar me përgjegjësi.
"Shumë të rinj sot kanë rënë pre e lëndëve narkotike. Pamundësia për të dalë prej kësaj gjendjeje dhe për të gjetur një zgjidhje ndryshe, i çon drejt fatalitetit. Nuk është vetëvrasja zgjidhje. Dy pikat kyçe dhe dy institucionet bazë që tejkalojnë këto problematika janë familja e shkolla. Familja është ajo që zbulon e para gjendjen emocionale të fëmijës. Nëse një prind nuk është i kujdesshëm për të parë se çfarë po përjeton fëmija i vet, nëse është nervoz, ka pagjumësi, vjen natën vonë, vetizolohet dhe shmang kontaktin me anëtarët e familjes, të gjitha këto janë shenja që prindërit duhet t'i shqetësojnë", shprehet Dojçe.
Ngjarjet e fundit nuk janë thjesht raste individuale, por sinjal i një sëmundjeje më të thellë të shoqërisë. Është koha për ndërhyrje të menjëhershme, për politika konkrete dhe për një riorientim të vëmendjes drejt shëndetit mendor të të rinjve.
Dy 20-vjeçarë nga Pogradeci dhe Korça, si dhe një 38-vjeçar nga Maliqi, i kanë dhënë fund jetës përmes vetëvarjes. Përveç tyre, janë raportuar edhe dy tentativa për vetëvrasje./ CNA
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve...
Klasifikimi i strukturave akomoduese që duhet të ishte bër...
Kriza demokratike dhe plakja graduale e popullsisë po impo...
Ditën e martë vendi ynë do të ketë kushte atmosferike të q...
Nivelet e larta të emigrimit, plakjes së popullsisë dhe ur...
Ditën e sotme parashikohet të ketë kushte atmosferike të q...
Ndalimi i tregtimit të mishit në Shkodër për shkak të sëmu...
Ditën e sotme moti parashikohet të jetë i qëndrueshëm, me ...
Ditën e shtunë moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthje...
E premtja është shoqëruar me fluks të lartë pushuesish në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave (ITUC) konstatoi n...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtes së Bimëve ...
“Jetojmë shëndetshëm – Ushqehemi me kujdes”, është aktivit...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
E pazakontë sot në Kamëz. 74-vjeçari Skënder Cena është ri...
Një fermë në fshatin Domen të Postribës në Shkodër është v...
Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Shqipëria turistike duket se po mban mbërthyer pas vetes i...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...