Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Kostandinopoja, për CNA.al dhe CNA TV, Elvi Fundo
Sot në Kostandinopojë (Stamboll) 15 qershor 2025, në të Dielën e të Gjithë Shenjtorëve, Kryepiskopi i Durrësit, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani ka mbajtur meshën historike, e gjitha në shqip, përfshirë dhe mesazhin e tij në Kishën e Shën Gjergjit në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës.
Kryepiskopi Joan ka qenë bashkëmeshues me Patriarkun Bartolome në një meshë e cila më pas përcolli mesazhet e tyre.
Gjithçka ka filluar të dielën në mëngjes, ku rreth orës 08:30 me orën e Turqisë, klerikët shqiptarë, kryesuar nga Fortlumturia e Tij, Joani dhe delegacioni i përbërë nga Mitropoliti i Fierit dhe Apolonisë z. Nikolla dhe të Beratit z. Asti, Hirësinë e Tij Episkopin e Krujës z. Anastas, Protosingjel i Kryepiskopatës së Shenjtë, Protopresviterin Atë Jani Mërkuri, Epitrop Arkieratik i Mitropolitisë së Shenjtë të Gjirokastrës, Kryedhakonin z. Johan Koroveshi dhe z. Andrea Rëmbeci, Profesor i Universitetit të Tiranës dhe Drejtor i Fondacionit “Frymë Dashurie” hynë në Kishën e Shën Gjergjit në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës.

Një meshë e përbashkët e klerikëve shqiptarë dhe atyre të Patriarkanës. Në këtë ngjarje historike për Kishën Orthodhokse Aurtoqefale të Shqipërisë, por dhe për Shqipërinë mori pjesë dhe Konsulli i plotfuqishëm i Shqipërisë në Stamboll, zoti Armand Shandro.
Ajo që ra në sy ishte se në Kishën e mbushur plot e përplot, kishte një frymë të madhe vëllazërore dhe respekti të ndërsjelltë midis Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Partriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës.

Në fjalimin e tij, drejtuar Partriarkut Bartolome, Kryepiskopi Joan përcolli një mesazh mjaft të rëndësishëm, i cili lidhej me identitetin, me besimin dhe bëri një histori të shkurtër të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, që nga shenjtorët e saj të parë.
“Toka martire e Shqipërisë është shenjtëruar nëpërmjet pranisë së një plejade shenjtorësh dhe martirësh. Nga Qesari, episkopi i parë i Durrësit, i cili sipas traditës ka qenë një nga Shtatëdhjetë Apostujt dhe u dorëzua nga Apostulli Pavël, deri në kohët e reja, Kisha jonë ka lindur shenjtorë të cilët ndriçuan, jo vetëm tokën tonë, por edhe rajone më të gjera të Ikumenit Orthodhoks. Hieromartiri Asti, episkop i Durrësit, si dhe Hieromartiri Elefter, episkop i Ilirikut me qendër në Vlorë, kanë qenë predikues të palodhur të Ungjillit dhe dhanë dëshmi e tyre me martirizim. Njëkohësisht emrat e episkopeve të Durrësit regjistrohen në listën e anëtarëve të Sinodeve Ekumenike ose Patriarkale. Veçanërisht tre shenjtorë lidhin ngushtë Kishën e Shqipërisë me Patriarkanën Ekumenike. Shën Joan Kukuzeli, Zëengjëlli, i cili lindi në Durrës gjatë shekullit XIV. Ky mistagog i muzikës bizantine, asketizoi në Lavrën e Madhe të Malit të Shenjtë, ku edhe fjeti në mënyrë oshënare. Kontributi i këtij biri tonë të ndritshëm në traditën e shenjtë muzikore të Kishës ka qenë vendimtar”.
Më pas Fortlumturia e Tij Joani shkoi tek patriarku i Kostandinopojës, sivëlla me Skënderbeun
“Shën Nifoni, Patriark i Kostandinopojës. I lindur në Peloponez nga babai arvanit, Shën Nifoni u lidh ngushtë me heroin kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeun. Vëllazërimi i tyre shpirtëror dhe shërbesa e shenjtit si prift në Krujë, kryeqytetin e Skënderbeut, para ngjitjes së tij në Fronin Ekumenik, përbën shembull të gjallë të unitetit të besimit dhe të dashurisë vëllazërore”.
Më tej Krypeshkop Joani shkoi në vitet 1700.
“Hieromartiri Kozma Etolosi, i Barabartë me Apostujt, i cili gjatë shekullit XVIII përshkoi me bekimin e Patriarkanës Ekumenike shumë provinca të Shqipërisë së sotme dhe, duke predikuar fjalën e Perëndisë, dha një kontribut thelbësor në ruajtjen deri ne martirizim besimin orthodhoks”.
Me pas ai foli për pavarësinë dhe shpalljen e Kishës Autoqefale të Shqipërisë
“Zgjimi i ndërgjegjes kombëtare të popullit shqiptar në fillim të shekullit XX dhe krijimi i Shtetit të ri shqiptar të bekuar nga Perëndia më 1912, krijuan kushte të reja për organizimin kishtar të vendit. Të krishterët e devotshëm orthodhoksë iu drejtuan Fronit të Tërëshenjtë Apostolik dhe Patriarkal Ekumenik dhe, me besim në të, i paraqitën nevojat e tyre aktuale kishtare”.
Nuk la menjane dhe Shqipërinë ateiste, Fortlumturia e Tij, Joani.
“Periudha e regjimit ateist ka qenë më e errëta në rrugëtimin shumëshekullor të Orthodhoksisë në Shqipëri. Persekutimi brutal dhe sistematik kundër çdo shfaqjeje fetare nga viti 1967, çoi në shembjen ose përdhosjen e qindra kishave dhe manastireve, në burgosjen, torturimin dhe vdekjen e dhjetëra klerikëve dhe besimtarëve, në ndalimin e çdo akti fetar, madje edhe të lutjes private. Kisha jonë arriti "deri në portat e Hadhit". Regjimi shpalli Shqipërinë si "shtetin e parë ateist në botë", duke menduar se kishte fshirë përfundimisht çdo prani fetare nga vendi. Por premtimi i Zotit tonë Jisu Krisht se "portat e Hadhit nuk do ta mundin atë" (Mt. 16:18) u dëshmua më i fortë se çdo mekanizëm njerëzor dhe çdo persekutim”.
Për rindërtimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, kontributin e Kryepiskopit Anastas, ai theksoi:
“Dhe mrekullia u realizua! Rënia e regjimit ateist më 1991 hapi rrugën për rilindjen e Kishës. Por situata ishte tragjike: asnjë hierark në detyrë, shumë pak presviterë të gjallë, kisha të shkatërruara ose të kthyera në magazina apo palestra, asnjë organizim kishtar, asnjë edukim teologjik. Në atë moment kritik, Patriarkana Ekumenike dëshmoi praktikisht dashurinë dhe kujdesin e saj për Kishën e Shqipërisë. Sinodi i Shenjtë dhe i Hirshëm i Patriarkanës Ekumenike caktoi profesorin e Universitetit të Athinës, Episkopin e Andrusës, (Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Apostolik të Kishës së Greqisë dhe vendmbajtës i Mitropolisë së Shenjtë të Irinupolit) Anastasin, si ekzark patriarkal, me mision të shkonte në Shqipëri për kontaktet e para me orthodhoksët dhe autoritetet e vendit. Zgjedhja e një hierarku me përvojë të pasur në veprën misionare (hierapostolike), me përgatitje të thellë teologjike dhe aftësi organizative, u dëshmua bekim i Perëndisë për Kishën e rilindur”.
Tërëshënjtëria e Tij, Bartolomeu theksoi trashëgiminë e çmuar të Kryepiskopit Anastas dhe besimin se pasardhësi i tij, Imzot Joani do të vijojë veprën e madhe, bazuar në dijet hyjnore dhe dashurinë për popullin dhe atdheun.
“Në vijim të veprës hyjnorë, Zoti dërgoi pranë jush shërbyesin e ‘të varfërve të Krishtit’, Anastasin. Si Kryepiskop i Parë dhe si i zgjedhur, vepra e tij madhështore dhe jetëgjatë rreth 33 vjeçare kishtare, ringjallëse e besimit, akademike, edukuese, shkruese, filantropike, e të tjera, e peshon historia. Ai ju la një trashëgimi të madhe dhe të denjë, por jemi të sigurtë se do të përpiqeni ta vazhdoni me të gjithë forcën tuaj dhe më të gjitha dhuratat që ju ka përçuar Zoti, bashkë me dijet hyjnore dhe përgatitjen për themelet kishtare dhe rregullat e zakonet, si edhe dashurinë për popullin tuaj, bashkëpunëtorët dhe atdheun tuaj”.
Patriarku Ekumenik, Shenjtëria e Tij Bartolomeu theksoi rëndësinë historike dhe shpirtërore të pranisë së Kryepeshkopit të Shqipërisë, duke thënë, ndër të tjera:
“Vizita e Fortlumturisë Suaj në vendin Apostolik, me origjinë të ndryshme orthodokse, dhe nëpërmjet gjakut të Martirëve dhe rrëfimit të Rrëfyesve, si dhe asaj të paraardhësit tonë të sotëm të nderuar Rrëfyes, Patriarkut Metodi, shenjtërores së shenjtëruar, të përulur e të shenjtë të shërbesës së besimit në Krishtin, vizita juaj, themi ne, është në epiqendër të kauzës së shenjtë dhe të madhe të dëshmisë së Orthodhoksisë. Për këtë arsye ne gëzohemi dhe lavdërojmë Zotin, duke e konsideruar dhe mirëpritur kështu takimin tonë në këtë vend të shenjtë të “të varfërve të Krishtit”.”
Vartholomeu vlerësoi rritjen e Kishës në Shqipëri, si shumë Kisha të tjera të Ballkanit dhe të Evropës.
“I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit. Ju, nuk keni ardhur në një vend të huaj, por jeni kthyer në tuajin, në shtëpinë e Kishës tuaj Mëmë shpirtërore, në vendin ku edhe vetë Kisha e Shqipërisë u rrit si bijë e zgjedhur dhe e dashur, si shumë Kisha të tjera të Ballkanit dhe të Evropës”,-vijoi Vartholomeu, duke nënvizuar me ngrohtësi mikpritëse këtë vizitë.
Në përmbyllje, ai garantoi nga ana e Patriarkanës Ekumenike mbështetje vëllazërore.
“Nga ana jonë, Fortlumturi, do të keni mbështetje vëllazërore, bashkëpunim të sinqertë dhe dorë ndihme të gatshme për gjithçka që do t’ju nevojitet.”
Një fjalim mbresëlënës ku Kryepsikopi Joan nuk përjashtoi Inteligjencën Artificiale, momentet që po kalon sot shoqëria, luftrat, shpirtin njerëzor, mesazhin apo deri tek ekzistencialiteti shpirtëror.
Ai theksoi se si Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë u ringrit dhe sot e në vazhdim ajo do të jetë një simotër me Patriarkanën Ekumenike dhe ka mundësinë dhe të gjithë forcën të ecë përpara, për të përcjellë mesazhin e besimit, për të shpërndarë Ungjillin dhe bashkuar popujt dhe për t'i udhëhequr drejt dritës së Ngjalljes.

Në Kostadinopojë, delegacioni shqiptar i kryesuar nga Kryepiskopi Joan, i shoqëruar nga Mitropoliti i Fierit dhe Apolonisë z. Nikolla dhe të Beratit z. Asti, Hirësinë e Tij Episkopin e Krujës z. Anastas, Protosingjel i Kryepiskopatës së Shenjtë, Protopresviterin Atë Jani Mërkuri, Epitrop Arkieratik i Mitropolitisë së Shenjtë të Gjirokastrës, Kryedhakonin z. Johan Koroveshi dhe z. Andrea Rëmbeci, Profesor i Universitetit të Tiranës dhe Drejtor i Fondacionit “Frymë Dashurie” ka mbërritur ditën e premte.

Ditën e shtunë është zhvilluar pritja zyrtare nga Partriarku Ekumenik Bartolomeu në Kostandinopojë.
Ditën e sotme është bërë bashkëmeshimi në Kishën e Shën Gjergjit nga Patriarku Bartolome dhe Kryepiskopi Joan.

Agjenda e Kryepiskopit Joan dhe klerikëve që e shoqërojnë, vazhdon dhe nesër (të hënën), për t’u kthyer në Shqipëri ditën e martë.
Sot në fakt në Kishën e Shën Gjergjit në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës ka qenë një ngjarje historike, pasi jo vetëm u meshua shqip dhe mesazhi është përcjellë në gjuhën shqipe, por ka pasur dhe një frymë mjaft vëllazërore midis kishave simotra apo siç theksoi Kryepiskopi Joan, përkujdesja që kishte treguar Patriarku Bartolome ndaj Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe kontributi që do të vazhdojë të japë Kisha Ortodokse Autoqefale në misionin e përbashkët në shërbim të Perëndisë.

Mesha ka zgjatur rreth 4 orë. Pas meshës ka folur dhe Patriarku Ekumenik, Bartolomeu, i cili ka vlerësuar Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, punën e bërë në këto dekada.
Në mënyrë të veçantë ai ka falënderuar dhe Kryepiskopin Joan për misionin e tij, si klerik, si dhespot, së pari si metropolit i Korçës dhe tashmë prej 16 marsit si Kryepiskop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Ishte historike, ishte madheshtore, ishte unike atmosfera dhe fryma e forcës së Perëndisë që ndjehej në Kishën e Shën Gjergjit ne Kostandinopojë./CNA
https://www.youtube.com/watch?v=Z7ClhGrKONc
https://www.youtube.com/watch?v=W7fGi4lyuKE
https://www.youtube.com/watch?v=qkwokP1oJTw
https://www.youtube.com/watch?v=kwc_vf3hk9s
https://www.youtube.com/watch?v=g_FaBIsTPOQ
https://www.youtube.com/watch?v=BxLw0ANr-bw
https://www.youtube.com/watch?v=brZOcNP2gxk
Nëse rrethanat demografike të vendit nuk ndryshojnë, me rr...
Subjektet në plazhin e Velipojës vijojnë të zaptojnë hapës...
Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve a...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive. Vatra e m...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve...
Skënder Cena, 74-vjeçari i cili së bashku me 27 mijë matur...
Popullsia në vend ka vijuar të tkurret më tej pas matjeve ...
Ministria e Bujqësisë ka bërë një deklaratë zyrtare në lid...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Ky maj ishte i dyti më i ngrohtë në botë i regjistruar ndo...
Një valë vetëvrasjesh ka goditur juglindjen e vendit, duke...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve...
Klasifikimi i strukturave akomoduese që duhet të ishte bër...
Kriza demokratike dhe plakja graduale e popullsisë po impo...
Ditën e martë vendi ynë do të ketë kushte atmosferike të q...
Nivelet e larta të emigrimit, plakjes së popullsisë dhe ur...
Ditën e sotme parashikohet të ketë kushte atmosferike të q...
Ndalimi i tregtimit të mishit në Shkodër për shkak të sëmu...
Ditën e sotme moti parashikohet të jetë i qëndrueshëm, me ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...