Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit/ Moti për ditën e sotme
Për ditën e mërkurë pritet një përmirësim i lehtë i ku...

Mosha mesatare e mjeteve që qarkullojnë në vend ka ardhur në rritje teksa sa i takon llojit të karburantit që konsumojnë, dominon nafta. Një raport performance i titulluar “Ndikimi i mjeteve të transportit rrugor në cilësinë e ajrit” i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka analizuar treguesit e 5 viteve të fundit për të parë panoramën në vend. Kështu audiuesit vërejnë se nëse shikojmë me kujdes ecurinë përgjatë periudhës 2015-2022, ka pasur një shtim të konsiderueshëm të numrit të mjeteve rrugore që përdorin naftën, e cila ndot më shumë ajrin krahasuar me lëndët e tjera djegëse.
“Përgjatë gjithë periudhës 2015-2022, mjetet rrugore të cilat përdorin këto tre lloje karburanti përbëjnë rreth 99 % të totalit të flotës. Pra, mjetet rrugore që përdorin naftën si lëndë djegëse nuk kanë ndryshuar në raportin e tyre ndaj totalit.
Numri total i mjeteve rrugore është rritur me rreth 220,000 mjete nga 2015 në 2022 ose me 30%. Në këtë rritje, kanë kontribuar më shumë mjetet rrugore me naftë të cilat janë shtuar me rreth 158,000 nga viti 2015 në 2022. Pjesa tjetër e shtimit i përket mjeteve rrugore me benzinë dhe gaz (rritur me rreth 30,000 nga 2015 në 2022) dhe atyre me benzinë të cilat janë shtuar me rreth 25,000 për të njëjtën periudhë” thuhet në raport.
KLSH konstaton se mosha mesatare e flotës së mjeteve rrugore për 8 vitet e fundit (2015-2022) është 17.25 vjet. Pra, nëse për vitin 2015 për të gjithë flotën e mjeteve rrugore, mosha mesatare ishte 17 vjet, për vitin 2022 mosha mesatare ishte 18 vjet.
“Për 3 vitet e fundit (2020-2022) vërejmë rritje të moshës mesatare me të paktën 1 vit krahasuar me vitet e mëparshme. Në rritjen e moshës mesatare të automjeteve ka ndikuar edhe rritja e numrit të automjeteve me moshë mesatare më të madhe se 20 vjet. Konkretisht kemi një rritje me rreth 100,000 automjete me moshë mesatare më të madhe se 20 vjet nga të cilat 85 mijë automjete janë me naftë dhe rreth 17 mijë me benzinë. Rritja e flotës së mjeteve rrugore me 100,000 automjete me moshë mesatare më të madhe se 20 vjet rrit gjithashtu numrin e mjeteve rrugore me kategori mjedisore “Euro 0”, “Euro 1”, “Euro 2” dhe “Euro 3” thuhet në auditim.
Duke ju referuar gjetjeve të audituesve raporti përfundimtar vlerëson se masat e marra nga institucionet përgjegjëse nuk kanë qenë plotësisht të mjaftueshme për të përmirësuar sektorin e transportit rrugor dhe për rrjedhojë cilësinë e ajrit.
“Angazhimet e institucioneve përgjegjëse duhet të orientohen drejt rinovimit të flotës së mjeteve rrugore, vënies në zbatim të stimujve financiare me qëllim shtimin e numrit të mjeteve rrugor ekologjike, plotësimit të kuadrit ligjor e rregullator në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare si dhe forcimin e mëtejshëm të sistemit të monitorimit të cilësisë së ajrit. Më konkretisht ka rezultuar se flota e mjeteve të transportit rrugor nuk ka pësuar ndryshime pozitive në drejtim të uljes së moshës mesatare të mjeteve rrugore si dhe të përdorimit të karburanteve me ndikim të ulët në cilësinë e ajrit” nënvizon KLSH.
Po kështu thuhet se qeveria shqiptare, nuk ka transpozuar një sërë direktivash të BE-së të rëndësishme për nxitjen dhe përdorimin e mjeteve me karburant alternativ. Gjithashtu në dokumentet e saj strategjike të miratuara, ajo nuk ka specifikuar objektiva, aktivitete dhe targete të matshme e të arritshme. Ndaj dhe vlerësimi për arritjen apo jo të masave ajo ka parashikuar mbetet subjektiv dhe i pa mundur./ Revista Monitor
Për ditën e mërkurë pritet një përmirësim i lehtë i ku...
Dita e martë do të nisë me kthjellime dhe shtim gradual të...
Sipas MeteoAlb Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e kusht...
Pak pas mesnate, në orën 03:00, akrepat shkuan 60 minu...
Specialistët kanë konstatuar që fjalët apo shprehjet e duh...
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrue...
Vetëm një pije mund të jetë e mjaftueshme për ta bërë ...
Ditën e nesërme e diel, 29 tetor 2023. Akrepat kthehen 60...
Ministria e Financave lançoi sot skemën e Garancisë Rinore...
Për ditën e Shtunë moti deri në orët e mesditës parashikoh...
Një amebë e tmerrshme që ha trurin ka vrarë një burrë duke...
Studiuese dhe studiues nga e gjithë bota i kanë kërkuar Or...
Dita e premte do të jetë në ndikim të kushteve atmosfe...
Nga 1 janari 2024 hyn në fuqi ligji i ri “Për tatimin mbi ...
Roli i gjyshes është i pazëvendësueshëm, por jo i domosdos...
Këtë të enjte, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin...
Raporti i US News & World Report, paraqet dhjetë punët më ...
Për ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i...
Artistja, Erieta Gajtani gjatë fjalës së saj në aktivi...
Këtë të martë moti parashikohet me kthjellime si dhe a...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...