LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nesër ndryshon ora/ Si ndikon në organizmin tonë?

28 Tetor 2023, 16:25, Sociale CNA

Nesër ndryshon ora/ Si ndikon në organizmin tonë?

Ditën e nesërme e diel, 29 tetor 2023.  Akrepat kthehen 60 minuta mbrapa pas mesnatës së sotme, duke bërë që të kalohet nga ora ligjore e vendosur për të kursyer energji, në atë dimërore, që do të jetë në fuqi deri të dielën e fundit të marsit.

Me ndryshimin e orës këtë të dielë, do të flemë më shumë.  Hulumtimet e reja tregojnë se njerëzit mund të kenë nevojë për më shumë gjumë gjatë muajve të errët të dimrit sesa gjatë verës. Kjo ndodh edhe tek ata që jetojnë nëpër qytete, ku drita artificiale mendohet se ndërhyn në ndikimin natyror të dritës së ditës në modelet tona të gjumit. 

“Studimi tregon se edhe kur jetojnë në një mjedis urban, me dritë artificiale, njerëzit përjetojnë gjumë sezonal”, thotë një nga autorët kryesorë të tij, doktor Dieter Kunz.

Eksperti Neil Stanley pohon nga ana tjetër se shumë njerëz vuajnë nga ajo që quhet ‘social jet lag’, që do të thotë se nuk flenë mjaftueshëm gjatë javës e ndërsa me ndryshimin e orës, në fundjavë mundohen të rikuperojnë mungesën, plus një orë më shumë gjumë. Ai thotë se duhen tre ditë që trupi të përshtatet me ndryshimin.

Një sërë hulumtimesh kanë treguar se ndërprerja e cikleve të natyrshme të gjumit mund të ndikojë në shëndetin fizik dhe mendor. Sipas klinikës Mayo, truri i njeriut ka një orë biologjike që funksionon në një cikël 24-orësh. Pavarësisht nëse fitoni një orë shtesë ose humbisni një orë gjumë, kjo shkakton ndërprerje të ciklit të gjumit dhe e vështirëson përshtatjen me një orar normal. Gjumi i trazuar konsiderohet se mund të çojë në një rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare.

Në një artikull të The Guadian shkruhet se në një studim, një ekip shkencëtarësh rekrutoi 292 pacientë që i ishin nënshtruar studimeve të gjumit të quajtura polisomnografi. Këto kryhen rregullisht te pacientët që përjetojnë vështirësi të lidhura me gjumin. Atyre u kërkohet të flenë natyrshëm në një laborator të veçantë pa një orë alarmi dhe cilësia dhe lloji i gjumit mund të monitorohet si dhe kohëzgjatja e gjumit.

Pasi u bënë përjashtime për njerëzit që merrnin ilaçe që ndikojnë në gjum, gabimet teknike dhe për ata që mund të kenë kaluar fazën e parë REM, 188 pacientë mbetën në studimin e ri.

studiuesit pranojnë se rezultatet do të duhet të vërtetohen te njerëzit pa vështirësi gjumi, ndryshimet sezonale mund të jenë edhe më të mëdha në një popullatë të shëndetshme.

Hulumtimet sugjeruan se mund të kemi nevojë për më shumë gjumë gjatë muajve të ftohtë.

Studiuesit gjithashtu pranojnë se rezultatet do të duhet të vërtetohen te njerëzit pa vështirësi gjumi, pasi ndryshimet sezonale mund të jenë edhe më të mëdha në një popullatë të shëndetshme./ CNA

Lajmet e fundit nga