LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si ndryshon gjumi me moshën, ja orët e nevojshme në çdo fazë të jetës

17 Mars 2023, 08:10, Shëndeti CNA
Si ndryshon gjumi me moshën, ja orët e nevojshme në çdo
Foto ilustruese

Nga Cristina Brown “Corriere della Sera”

Të porsalindurit zgjohen në çdo kohë. Fëmijët zgjohen dhe thërrasin mamin dhe babin në mesin e natës. Adoleshentët nuk duan që të flenë fare. Ndërsa të moshuarit e kanë të vështirë të flenë mirë. Ne e kalojmë rreth 1/3 e jetës sonë duke fjetur dhe një pjesë e madhe e shëndetit tonë varet nga cilësia e gjumit.

Kjo sepse pushimi është i rëndësishëm për rregullimin e funksioneve neuroendokrine, imune, kardiovaskulare dhe shumë më tepër se kaq. Por pse ndryshojnë modelet tona të gjumit me kalimin e moshës? “Pushimi gjatë natës nuk është një fenomen statik, por dinamik, dhe fiziologjia e tij mund të ndryshojë në lidhje me gjininë dhe moshën, dhe duke u ndikuar nga faktorët hormonalë dhe nga gjendja shëndetësore”, - thotë Luixhi Strambi, profesor i neurologjisë në Univesitetin Vita-Salute San Raffaele në Milano.

Gjeni i “orës”, drita dhe temperatura e trupit janë 3 elementët që rregullojnë mekanizmin cirkadian (gjumë-zgjim) dhe procesin e homeostazës (ekuilibrin e organizmit në lidhje me mjedisin). E para është kryesisht e përcaktuar gjenetikisht dhe është ora e brendshme biologjike që na tregon kur të flemë dhe kur të ngrihemi.

Drita e pengon çlirimin e melatoninës (hormoni që e përgatit trupin për gjumë). Për këtë arsye që të lehtësonin fjetjen duhet të krijoni një mjedis të errët. Së fundi, temperatura e trupit, e lidhur ngushtë me gjendjen e biovigjilencës, ka ritmin e vet cirkadian, me një kulm minimal rreth orës 3.30 të mëngjesit dhe maksimumin në orën 15.30 të pasdites.

Orët ideale të gjumit për të sapolindurit

Të porsalindurit nuk ndjekin fazat tipike të gjumit si të rriturit. Ata fillojnë të pushojnë në mënyrë aktive (me një fazë shumë të ngjashme me gjumin REM, në të cilën ëndërrojmë) dhe më pas vazhdojnë me një gjumë më të qetë. Një foshnje e lindur para kohe mund të përfundojë ciklin e gjumit në gjysmën e kohës së një të rrituri. Proceset cirkadiane dhe homeostatike zhvillohen gradualisht dhe brenda 6 muajve, “ora e brendshme” duhet të konsolidohet si duhet dhe të sinkronizohet me botën përreth.

Sa duhet të flenë fëmijët

Ndërsa të vegjlit kalojnë 50 për qind të gjumit në një gjendje të ngjashme me fazën REM, ajo kohë reduktohet në 25 për qind në moshën 2-vjeçare. Te fëmijët më të rritur, alternimi ciklik i gjumit jo-REM dhe gjumit REM është më i shkurtër se ai i të rriturve dhe zgjat 50-60 minuta përkundrejt 90-100 minuta.

Kjo është arsyeja pse fëmija mund të zgjohet edhe pas vetëm 1 ore gjumë, kur cikli përfundon dhe gjumi bëhet më i brishtë”, - thotë Strambi. Krijimi i një rutine të saktë duke shkuar gjithmonë në shtrat në të njëjtën kohë, duke shmangur dritat, dhe mbajtur televizorin larg dhomës së gjumit janë një strategji që mund të ndihmojnë në menaxhimin e duhur të gjumit.

Orët ideale të gjumit për adoleshentët (dhe pse ata nuk i përmbahen asaj)

Ndryshimi më dramatik i gjumit ndodh gjatë adoleshencës. Dhe jo vetëm për bisedat dhe angazhimet sociale, të cilat kontribuojnë edhe në vonimin e kohës së shkuarjes në shtrat.

“Për arsye fiziologjike, melatonina çlirohet më vonë tek adoleshentët, dhe në atë moshë priremi të rrimë shumë zgjuar. Në një studim që nuk e kemi publikuar ende, i kryer së bashku me Universitetin e Insubrias mbi nxënësit nga Varese dhe provinca e tij, tregoi se adoleshentët flenë 6-6.5 orë përkundrejt mesatares së rekomanduar prej 9 orësh. Një fakt shumë shqetësues që ka pasoja në aspektin e aftësive konjitive.

Orët e gjumit të nevojshme për të rriturit

Pas moshës 20-vjeçare, ora biologjike konsolidohet dhe ky është momenti në të cilin bëhet më e qartë nëse një individ pëlqen të flejë vonë apo të zgjohet herët në mëngjes. Edhe pse gjumi ndikohet nga një individualiteti ekstrem, për shumicën e njerëzve, gjumi i mirë është i barabartë me 7-8 orë në natë.

Megjithatë, kjo është pikërisht periudha e angazhimeve të mëdha sociale, familjare dhe të punës dhe shumë raportojnë vështirësinë për të arritur pushimin e rekomanduar. Dhe kompensimi me më shumë gjumë në fundjavës nuk duket një ide e mirë. Sepse vërtet pushoni më shumë, por në fakt zgjoheni më keq, sepse koha shtesë përbëhet nga gjumi REM, ku truri është në një aktivitet të madh.

Orët ideale të gjumit për të moshuarit

Të moshuarit ndiejnë zakonisht nevojën për t’i paraprirë me 1-2 orë orarit të gjumit. Me kalimin e moshës, kulmi minimal i temperaturës së trupit (kur truri është më pak aktiv) është i zhvendosur me disa orë. “Me kalimin e viteve, gjumi ndryshon, ai bëhet më i fragmentuar dhe i brishtë, gjumi i thellë reduktohet. Por kjo është diçka fiziologjike. Në moshën 80-vjecare nuk mund të flesh sikur je në të 20-at dhe është shumë e zakonshme të zgjohesh në agim pa mundur të flesh më”- përfundon eksperti./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga