A luan rol trashëgimia në sëmundjet autoimune?
Sëmundjet autoimune i referohen sëmundjeve ku vetë trupi rea...
Spitali Memorial Rajonal Fier është spitali i parë publik që përfiton Kartën e Autonomisë Menaxheriale.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, i ka dorëzuar Spitalit Memorial Kartën e Autonomisë Menaxheriale.
Ministrja Manastirliu tha se autonomia menaxheriale është hapi i parë drejt autonomisë financiare.
"Sot jemi për të dhënë simbolikisht kartën e autonomisë menaxheriale, e cila përcakton fushëveprimin bazuar në rregulloren e Autonomisë Spitalore të miratuar nga Këshilli i Ministrave, një kartë e cila përmban të gjithë elementët që decentralizohen dhe i kalojnë vetë spitalit administrimin e tij, duke filluar nga burimet njerëzore, administrimi, autonominë për të krijuar modalitete të reja në përzgjedhjen e stafeve, qoftë mjekësore qoftë jomjekësore në kuadër edhe të rritjes së performancës, të rritjes së aktivitetit. Eshtë e rëndësishme që spitali të ketë atë zhdërvjelltësinë për t'iu përshtatur momentit, situatave, për t'iu përshtatur zhvillimit të teknologjisë dhe dijes së mjekëve. Pra, pika kyçe e autonomisë menaxheriale është organizimi më i zhdërvjellët",- nënvizoi Manastirliu.
Ministrja Manastirliu bëri me dije se edhe QSUT, Spitali Rajonal Durrës dhe Shkodër, në bashkëpunim me ekipe nga Turqia kanë filluar procedurat për Autonominë Spitalore.
"Në tri spitale të tjera të vendit, ekipe nga Turqia janë vendosur në QSUT, në Spitalin e Durrësit dhe në Spitalin e Shkodrës, ku janë atashuar personel administrativ, menaxherial dhe mjekësor. Ashtu sikurse ka ecur Memoriali, të ecin edhe spitalet e tjera në parapërgatitje për të përfituar Kartën e Autonomisë Menaxheriale dhe më pas për të vijuar me Autonominë Financiare, që do t’i hapë rrugën edhe të gjithë buxhetimit në bazë të aktivitetit spitalor",- tha Manastirliu.
Duke e konsideruar një rritje historike rritjen e pagave për mjekët specialistë, nga Spitali Memorial, Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se do të vijojë rritja e pagave të targetuara edhe për kategori të tjera të personelit shëndetësor.
"Duke filluar nga muaji prill paga për mjekët specialistë do të rritet me 50 mijë lekë të rinj. Një rritje historike për mjekët specialistë, për t'i mbështetur dhe motivuar. Nga ana tjetër dua të them se pavarësisht se rritja e pagave të targetuara u fokusua te mjekët specialistë si një mbështetje e metejshme, të mos harrojmë që premtimin do ta mbajmë edhe sa i përket rritjes së pagave që tashmë është vendosur në kalendarin e viteve si një rritje progresive me 7% për personelin infermieror dhe mjekë të përgjithshëm dhe duke filluar nga vitin 2024 do të ketë rritje të targetuara, ashtu sikurse për mjekët specialistë, edhe për kategori të tjera të shëndetësisë, përfshirë mjekë të përgjithshëm dhe infermierë",- tha Manastirliu.
Spitali Memorial Fier është spitali i parë publik që përfiton Kartën e Autonomisë Menaxheriale me afat dyvjeçar pas përmbushjes së të gjitha kritereve të përcaktuara në Rregulloren e Autonomisë Spitalore.
Në shkurt të këtij viti u miratua me Vendim të Këshillit të Ministrave Rregullorja e Autonomisë Spitalore që u hap rrugën të gjithë spitaleve publike për të aplikuar fillimisht për autonomi menaxheriale pas përmbushjes së kritereve të përcaktuara.
Autonomia spitalore u jep mundësinë spitaleve publike të kenë mekanizmat e duhur ligjorë dhe rregullatorë: për t’u vetadministruar për nga pikëpamja menaxheriale dhe financiare; për rritjen e konkurrueshmërisë ndërmjet spitaleve publike ndërmjet njëri-tjetrit, por dhe me spitalet jopublike, për rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor për qytetarët; mirëmenaxhimit të burimeve njerëzore dhe rritjes së instrumenteve dhe mekanizmave për punësimin e mjekëve specialistë në sektorin publik, si dhe rritjes së gamës së shërbimeve në spitalet publike, duke i dhënë fund epokës së centralizimit të shërbimeve shëndetësore publike të nivelit terciar vetëm në spitalet universitare./ CNA.al
Sëmundjet autoimune i referohen sëmundjeve ku vetë trupi rea...
Vaji i ullirit është padiskutim mbreti i tryezës dhe një p...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë kryer 310...
Venat varikoze ose të njohura ndryshe si variçet janë aq s...
Edhe pse mund të mos jeni në dijeni se e bëni këtë, gë...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka reaguar me ton...
Epidemiologu Alban Ylli ka paralajmëruar qytetarët se ende...
Përmes proceseve të digjitalizimit, 11.2 milionë aplikimev...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur...
Eshtë çelur Kongresi i Parë të Shëndetësisë, i cili do...
Po sikur të keni mundësi ta kthenit mbrapsht “kasetën e ko...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka pritur sot...
A la ardhur virusi korona megjithatë nga një laborator? In...
Ndoshta edhe pa e kuptuar, ka shumë gjasa që ju të mbartni...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
E keni treguar ndonjëherë dashurinë duke dhuruar “shëndet”...
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës do të klasifi...
Më shumë se 50% e popullsisë së botës do të jetë mbipeshë ...
Qëkur shpërtheu Pandemia Covid 19, një pyetje ka mbetur en...
Shumë pak nga ne e vënë në dyshim idenë se nuk duhet të ha...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...