Manastirliu pret ministrin e Shëndetësisë së Kosovës/ Zbardhet takimi
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka pritur sot...

Po sikur të keni mundësi ta kthenit mbrapsht “kasetën e kohës” dhe ta mposhtni përgjithmonë pleqërinë? Kjo ëndërr është e vjetër sa njerëzimi, dhe gjendet në të gjitha kulturat. Përgjatë shekujve, është besuar në lutjet drejtuar Perëndive, në shpikjet dhe ilaçet magjike, apo te fuqia e objekteve mitike si Grali i Shenjtë ose Guri Filozofik.
Më pas për rreth një dekadë, kërkimet e ndryshme e kanë trajtuar problemin në një rrafsh shkencor, duke u nisur nga analiza e mekanizmave që na plakin, për të gjetur një zgjidhje që mund t’i ndalë ato. Së pari, duhet thënë se jemi ende shumë larg qëllimit, dhe jo të gjitha studimet janë cilësore.
Megjithatë, ky sektor zien nga aktiviteti edhe falë donacioneve bujare që marrin kompanitë që operojnë në këtë fushë, sidomos nga miliarderët e Silicon Valley dhe manjatët e naftës në Gjirin Persik. Një nga këto kompania është “Altos Lab”, e themeluar në janar 2022, me një kapital fillestar prej 3 miliardë dollarësh.
E themeluar nga Riçard Klauzner (ish-drejtor i Institutit Kombëtar të Kancerit në SHBA, ajo ka ndër konsulentët e saj Shinja Jamanaka, fituese e Nobelit në Mjekësi në vitin 2012 për zbulimin e 4 proteinave, të cilat kur administrohen në qelizat e rritura, janë në gjendje t’i rivendosin ato te qelizat embrionale.
Në krye të kërkimeve shkencore është edhe Karlos Belmonte, që po ashtu drejton Laboratorin për Shprehjen e Gjeneve të Institutit Salk. Në vitin 2016, Belmonte studioi gjenet që i kodifikoi te disa minj të prekur nga progeria, një sëmundje e pranishme edhe te njerëzit, e cila shkakton plakje të parakohshme (dhe që te minjtë çon në vdekjen nga “pleqëria” brenda 3 muajve jetë).
Më herët kishin dështuar përpjekje të ngjashme, sepse qelizat e ripërtërira kanë më shumë gjasa të shumohen dhe të shkaktojnë tumore. Megjithatë, Belmonte arriti të kontrollonte aktivitetin e 4 gjeneve me një ilaç që merrej së bashku me ujin. Rezultati është se kafshët jetuan 30 për qind më gjatë dhe ora e tyre epigjenetike u kthye prapa.
Më vonë, Belmonte përdori të njëjtën metodë për të rigjallëruar muskujt e dëmtuar nga mosha. Dhe në marsin e vitit 2022 ai publikoi në “Nature Aging” rezultatet e një eksperimenti të ri të kryer mbi minj të shëndetshëm të moshave të ndryshme, duke ndryshuar kohën në të cilën 4 gjenet ishin aktive.
Në atë studim “kura e moshës” funksionoi vetëm kur u dha për një kohë të gjatë, dhe duke filluar që në kohën kur kafshët ishin të reja. Deklarata për shtyp që e shoqëroi publikimin përshkroi një terapi që është në gjendje të ripërtërijë ADN-në e organeve të ndryshme dhe në të njëjtën kohë të reduktojë proceset inflamatore (që janë baza e shumë sëmundjeve të lidhura me moshën).
Por në realitet nga trajtimi përfituan vetëm lëkura dhe mëlçia. Në mesin e skeptikëve ka nga ata që thonë se Belmonte nuk ka sqaruar nëse ndërhyrja ka rezultuar edhe me zgjatje të jetës. Por duke lexuar mes rreshtave, duket se nuk është aspak kështu. Për më tepër, fakti që faktorët Jamanaka u japin rininë qelizave të lëkurës, doli nga një studim i publikuar në prill 2022 nga një ekip studiuesish nga Universiteti i Kembrixhit.
Në këtë rast, 4 gjenet u përdorën për të riprogramuar fibroblastet e marra nga lëkura e 3 vullnetarëve, me një moshë mesatare biologjike 50 vjeç. Një terapi 13-ditore i pengoi qelizat të ktheheshin në fazën embrionale (që të ndodhë kjo ekspozimi duhet të vazhdojë për 50 ditë) dhe i bëri ata që të rikthehen 30 vite pas, duke eliminuar shenjat e plakjes nga ADN-ja e tyre dhe duke shkaktuar prodhimin e një sasie kolagjeni shtesë.
Dhe dihet që kjo e fundit është një proteinë që gjendet te produktet kozmetike kundër plakjes, e cila ndërhyn gjithashtu në riparimin e plagëve dhe që riparon ligamentet. Por kjo nuk është e gjitha. Një analizë e gjenomit të fibroblasteve të ripërtërirë tregoi se edhe gjene të tjera kishin pësuar ndryshime: në veçanti ishin riaktivizuar gjenet APBA2 dhe MAF, aktiviteti i të cilave priret që të bjerë me kalimin e moshës. E para prodhon një proteinë që e stabilizon betaamiloidin, që luan një rol kyç në sëmundjen e alzheimerit; ndërsa e dyta është e lidhur me kataraktin.
Shumë studiues të përfshirë në këto studime, argumentojnë se objektivi është në fakt parandalimi i sëmundjeve të pleqërisë, dhe zgjatja e jetës do të ishte një “efekt anësor” i këtyre trajtimeve. Riprogramimi i qelizave është vetëm një nga disa strategji që po studiohen.
Një zgjidhje tjetër është parabioza, një procedurë në të cilin sistemi i qarkullimit të gjakut të një individi të ri lidhet me atë të një individi të moshuar. Eksperimentet te minjtë tregojnë se shkëmbimi i gjakut i marrë në këtë mënyrë, ka fuqinë të rinojë të moshuarit dhe të plakë të rinjtë.
Veprimi lidhet me disa faktorë që të mbrojnë nga sëmundje të ndryshme kronike, të cilat qarkullojnë me bollëk në gjakun e të rinjve, por nivelet e të cilëve bien me kalimin e moshës. Por rruga që ka ndjekur prej kohësh shkenca është padyshim ajo e ilaçeve.
Nën shqyrtim janë dy kategori prej tyre: geroprotektorët, të cilët parandalojnë plakjen e qelizave dhe senolitikët, të cilat i nxisin qelizat e plakura të aktivizojnë një proces të quajtur apoptozë, përmes të cilit ato eliminojnë veten (një lloj vetëvrasjeje qelizore). Grupi i parë përfshin ripamicinën, e përdorur tashmë si një ilaç kundër kancerit dhe kundër refuzimit gjatë transplanteve.
Disa studime tregojnë se nëse administrohet për periudha mjaft të gjata, ajo mund të parandalojë plakjen, veçanërisht të sistemit imunitar. Nga ana tjetër metformina, është pjesë e senolitikëve dhe është përdorur kundër diabetit që nga vitet 1950. Me kalimin e kohës, u kuptua se pacientët që e morën atë, përveç kontrollit të diabetit, kishin një sërë përfitimesh - veçanërisht në sistemin kardiovaskular - dhe se në përgjithësi dukeshin më të rinj.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka pritur sot...
A la ardhur virusi korona megjithatë nga një laborator? In...
Ndoshta edhe pa e kuptuar, ka shumë gjasa që ju të mbartni...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
E keni treguar ndonjëherë dashurinë duke dhuruar “shëndet”...
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës do të klasifi...
Më shumë se 50% e popullsisë së botës do të jetë mbipeshë ...
Qëkur shpërtheu Pandemia Covid 19, një pyetje ka mbetur en...
Shumë pak nga ne e vënë në dyshim idenë se nuk duhet të ha...
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skëndër Brataj, foli pasdi...
Në vitin 2002, shkencëtarët në Universitetin e Stokhol...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 o...
Thinja e flokëve është një pjesë normale e plakjes, por di...
"Dy klinikat stomatologjike të lëvizshme do të mundësojnë ...
Ka gjithnjë e më shumë video në Tik Tok me persona guximta...
Studiuesit duket se kanë zbuluar një burim të rinisë, por ...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuartë dhënat për 24 ...
Pediatrja Valbona Shahinaj, është shprehur se prindërit pë...
Dikur përdorej nga mistikët sufi për t’i ndihmuar në përqe...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...