Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Studiuesit duket se kanë zbuluar një burim të rinisë, por ajo kërkon një sakrificë jo të vogël: konsumimin e shumë më pak kalorive. Dhe kjo strategji nuk ka të bëjë me rënien në peshë, por më shumë me përfitimet nga mosushqyerja e tepërt e qelizave në trupin tuaj. Shkencëtarët kanë zbuluar se reduktimi i ushqimit, mund të dyfishojë jetëgjatësinë te minjtë dhe të shtojë disa vite jetë te majmunët.
Dhe tani ka disa prova të reja që e konfirmojnë këtë, që vijnë nga një studim i madh klinik i quajtur “Calerie”, që studioi efektin e mundshëm të kësaj qasjeje te njerëzit, bazuar në një test 2-vjeçar që ndryshoi shenjuesit molekularë të plakjes te njerëzit e privuar nga një pjesë e mirë e kalorive që merrnin zakonisht.
Biseda për reduktimin e konsumin e ushqimit mund të jetë e vështirë. Sepse njerëzve u pëlqen të hanë dhe duhet ta bëjnë këtë për të mbijetuar. Mosngrënia e mjaftueshme mund të jetë problem, nga kequshqyerja deri te çrregullimet e të ngrënit. Ndërkohë për ata që përpiqen të bien në peshë, reduktimi i ushqimit është jashtëzakonisht i vështirë.

Por a qëndron pas reduktimit të kalorive sekreti i një rinie më të gjatë se zakonisht, dhe për pasojë e një jetë më të gjatë? Në fakt shkencëtarët që merren me studimet në këtë fushë, janë optimistë se shumë shpejt mund të gjejmë mënyra për të zgjatur jetën tonë me ndryshime relativisht të vogla të dietës, duke përfshirë praktikat aktuale të agjërimit me ndërprerje apo kufizimin e të ngrënit në orë të caktuara.
Pra duke mos pasur nevojë të heqim dorë nga shijimi i ushqimeve tona të preferuara. Po ashtu, ata vunë në dukje se për shkak se ndryshimi i dietës është diçka shumë e vështirë, subjektet në studimin e tyre arritën vetëm një reduktim të vogël të kalorive gjatë provës dyvjeçare: rreth 300 kalori në ditë më pak sesa kishin konsumuar më parë.
E megjithatë ata patën gjithsesi një përfitim të matshëm. “Kjo nënkupton se nuk ka nevojë të vuajmë aq shumë për të përfituar nga kjo metodë”- thotë Sai Krupa Das, që studion plakjen dhe të ushqyerit në Universitetin Tafts, dhe që është një nga autorët e studimit.

Një nga pjesët e para e testeve vëzhguese që këshillonin kufizimet e kalorive erdhi nga ishulli Okinava në Japoni, ku deri vonë jetonin njerëzit më jetëgjatë në botë, dhe dieta e tyre tradicionale ishte shumë e varfër në kalori.
Të dhëna të tjera erdhën nga RoiUallford, mjek dhe studiues i Universitetit të Kalifornisë, që themeloi lëvizjen për kufizimine kalorive ushqimore. Në vitin 1991, ai u bashkua me një ekipi prej 6 bionautësh, duke u mbyllur në një serë në shkretëtirën e Arizonës, ku ata supozohej të kultivonin të gjithë ushqimin qe do të hanin.
Kur prodhimi u pakësua me shpejtësi, ai e shndërroi atë situatë në një eksperiment të kufizimit të kalorive dhe raportoi shumë tregues të shëndetit të përmirësuar midis kolegëve të tij të uritur. Tani studimi “Calerie” i ka publikuar gjetjet e tij në revistën “Nature Aging”.
Vullnetarët u ndanë rastësisht në një nga dy grupet. Një grup supozohej të hante vetëm 75 për qind të sasisë normale për një periudhë prej 2 vjetësh. Të tjerët, në grupin e kontrollit, hëngrën normalisht. Ekspertët e reduktimit të kalorive bashkëpunuan me nutricionistët për të kuptuar se cila duhet të ishte sasia e tyre normale, dhe si ta reduktonin atë duke marrë ende proteina, vitamina dhe mineralet e mjaftueshme.

Deri në fund të testit, ata kishin arritur të reduktonin rreth 300 kalori nga norma e tyre ditore, ose rreth gjysmën e objektivit. Ky studim ka në fakt disa kufizime. Madhësia e kampionit ishte e vogël, vetëm 220 persona te të dyja grupet.
Gjithsesi, ndryshimet që bënë i sollën disa përfitime shëndetësore të mëdha thotë Uilliam Kraus, kardiolog në Universitetin Djuk, që bashkëpunoi në këtë studim. Krahasuar me ata në grupin i kontrollit, grupi i privuar nga sasitë normale të kalorive, tregoi tregues të shëndetit më të mirë kardiovaskular dhe metabolik.
Subjektet e nisën studimin me një indeks të masës trupore (BMI) midis 22 dhe 28, që konsiderohet normale deri në mbipeshë. Ata kishin tendencë që të binin në peshë në fillim dhe në fund të studimit. Madje edhe pasi nuk reduktuan më kaloritë, ata vazhduan të bëheshin më të shëndetshëm sipas analizave të gjakut.
Ajo ku u fokusua ky studim ishte shkalla e plakjes, thotë epidemiologu dhe bashkëautori i studimit Daniel Belski i Shkollës së Shëndetit Publik në Universitetin e Kolumbias, SHBA. Ata panë shenja se qelizat e njerëzve që reduktuan kaloritë po plakeshin pak më ngadalë. Ishte një ndryshim i vogël, por që mund të zgjerohej në diçka domethënëse nëse ata do të vazhdonin më tej me reduktimin e kalorive.
Kraus mendon se janë disa arsye pse ngrënia e një sasie më të vogël ushqimi çdo ditë mund të ngadalësojë plakjen. “Pjesa që prodhon energjinë e qelizave tuaja, e quajtur mitokondri, mbingarkohet kur hani shumë. Është njëlloj si të përdorni motorin e makinës tuaj kur ai është i mbinxehur.
Në një moment të tillë prodhohen nënprodukte toksike, të njohura gjithashtu si radikalet e lira. Prandaj reduktimi i kalorive mund të zvogëlojë ngarkesën në ato mitokondri”- thotë ai.
Ushtrimet fizike mund të kenë një efekt të ngjashëm dhe t’i ndihmojnë mitokondritë të djegin mbeturinat metabolike.
“Ai redukton ngarkesën e mbeturinave në qeliza dhe i bën ato me efikase”- tha ai. Por kujdes, përpara se të nisni me kufizimin e kalorive. Historia e Uallford mbart një paralajmërim të rëndësishëm. Ai hëngri pak gjatë gjithë jetës së tij dhe kishte një fizik shumë të dobët, me një peshë trupore 65 kg.
Por Uallford u prek nga sëmundja neurologjike ALS dhe vdiq në moshën 79 vjeçare. Pra reduktimi i kalorive mund t’i ndihmojë njerëzit të jetojnë mesatarisht më gjatë dhe më të shëndetshëm. Por nuk ka asnjë garanci se do t’i shtojë vite jetës suaj.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuartë dhënat për 24 ...
Pediatrja Valbona Shahinaj, është shprehur se prindërit pë...
Dikur përdorej nga mistikët sufi për t’i ndihmuar në përqe...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Për shumicën e njerëzve sot, kërcënimi i përballjes me një...
Ministria e Shëndetëisë ka pasqyruara se si paraqitet ...
Një studim i Universitetit të Harvardit analizoi të dhënat...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Gjatë një takimi me gratë përfituese të programit të r...
Një numër i shteteve, nga SHBA-ja e Britania e Madhe e der...
Ndodh shpesh që njerëzit ankohen se dhimbja nga një fraktu...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Mjekët kirurgë të spitalit të Korçës kanë kryer me sukses ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Artur Xhumari, shef i shërbimit të neurokirurgjisë në QSUT, ...
Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shtet...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale ka bërë ...
Ekspozimi ndaj tymit të zjarrit rrit mundësinë e një gruaj...
Ekspertët e kanë ditur prej kohësh se zëri i një perso...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...