Bilanci nga COVID-19/ Numër i ulët infektimesh, asnjë humbje jete
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...

Ekspertët e kanë ditur prej kohësh se zëri i një personi mund të japë informacione të rëndësishme për shëndetin emocional, fizik dhe mendor. Tashmë, një projekt i financuar nga qeveria amerikane po mbledh dhe po analizon zërat e mijëra personave, si dhe po përdor inteligjencën artificiale për të diagnostikuar sëmundjet.
Mjekja Yael Bensoussan po ekzaminon kordat zanore të një pacienti.
Në Qendrën Mjekësore për Zërin në Universitetin e Floridës Jugore, trajtohen pacientë me një gamë të gjerë çrregullimesh zanore, si p.sh. në pjesën e sipërme të rrugëve të frymëmarrjes, me çrregullime zëri apo edhe në gëlltitje.
Rishtazi, ajo po ndihmon në drejtimin e një projekti për të krijuar një bankë të dhënash me 30 mijë regjistrime zërash njerëzorë, dhe për t’i përgatitur kompjuterat që të pikasin sëmundjet nëpërmjet ndryshimeve në zërin e njeriut.
“Nuk është vetëm për mbledhjen e këtyre të dhënave, por edhe për të hartuar udhëzimet se si do të ndahen këto të dhëna, si duhet të mblidhen këto të dhëna, dhe si t’i përdorim ato në të ardhmen për punë kërkimore në fushën e inteligjencës artificiale”, thotë zonja Bensoussan.
Ajo punon me një ekip prej 45 hulumtuesish nga 12 vende të ndryshme në Amerikën e Veriut dhe me një kompani të re në Evropë.
Ata studiojnë mostrat e zërave për t’i ndihmuar të pikasin sëmundje, si Parkinsonin, kancerin, dhe çrregullime si ngrirja e kordave të zërit.
Ekipi studion gjithashtu çrregullimet emocionale, si depresionin dhe ankthin.
“Pra, kur dikush është në depresion, ka mërzitje dhe ankth, sigurisht që ndryshon edhe e folura”, thotë zonja Bensoussan.
Studimi është një ndër katër studimet për mbledhje të dhënash të financuara nga programi për inteligjencën artificiale të Institutit Kombëtar të Shëndetit, që synon të përdorë inteligjencën artificiale për të trajtuar sfida komplekse bio-mjekësore.
“Kuptuan se kemi një hendek të madh mes teknologjisë që kemi të disponueshme, njohurive klinike dhe mjeteve që përdorim për kujdesin klinik nëpër spitale”, thotë mjekja.
Gjatë studimit duhet ruajtur privatësia e pjesëmarrësve.
“Duhet të mendojmë për rregullat etike që shoqërojnë mbledhjen e zërave të njerëzve. Dhe se si do të ruajmë privatësinë”, thotë Grace Peng, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit.
Në studim do të regjistrohen pjesëmarrësit e parë gjatë vitit të ardhshëm./ VOA
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Një nga kërkimet e pafundme të njerëzimit që nga kohërat e...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Ndërsa bota sapo ka nisur të marrë veten nga efektet shkat...
Ministria e Shëndëtesisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Kafeja është një ndër pijet më të konsumuara në botë. Vler...
Përfundon një tjetër investim në Spitalin Rajonal të D...
Në Ditën Botërore të Luftës Kundër Kancerit, Ministrja e S...
Një ndërhyrje e rrallë e shkallës së vështirsësisë së lart...
Shkencëtarët e kanë ditur prej vitesh se dietat e pashënde...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Mana...
Zgjedhja e ushqimit të duhur është një nga mënyrat më ...
Mjekja kardiologe, Eva Duraku, mëngjesin e sotëm ka bërë n...
Edhe një tjetër investim me standarde bashkëkohore për...
Në një takim me infermierët e punësuar nga portali “In...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndarë një...
Vdekja e personit më të moshuar në botë në moshën 118-vjeç...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po ndër...
Dy studime të veçanta, që përfshinë mijëra pacientë me COV...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...