EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po ndërton politika të qëndrueshme për ta bëtë sa më atraktiv punësimin e mjekëve dhe mbajtjen e mjekëve në Shqipëri
Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja Ogerta Manastirliu, gjatë një takimi të zhvilluar sot me mjekët specialistë që janë në përfundim të ciklit afatgjatë të specializimeve në Mjekësi.
“Ne do të vijojmë të punojmë jo vetëm për përmirësimin e kushteve të punës por paralelisht për rritjen e pagave ku sërish buxheti 2023 do të vijë me një rritje pagash 7% për personelin mjekësor dhe infermieror në të gjithë vendin, duke filluar nga muaji korrik. Do të kemi gjithashtu edhe programin e bonusit dhe programin e patronazhit, që nëpërmjet incentivave financiare të kemi mbulim sa më të mirë me mjekë specialistë në të gjithë vendin. Por nga ana tjetër, edhe në kuadër të sfidës së madhe të mobilitetit të mjekëve, ne do të vijojmë që të ndërtojmë politika të qendrueshme, politika që kanë të bëjnë jo vetëm me mbajtjen e mjekëve në Shqipëri, por edhe me programe të cilat mundësojnë që mjekë të cilët janë në vende të tjera dhe kanë vajtur të specializohen apo duan që të kthehen, të gjejnë në Shqipëri një mjedis atraktiv punësimi”, tha Manastirliu.
Duke folur për incentivat që krijohen përmes autonomisë spitalore, Ministrja deklaroi:
“Sfida me autonominë spitalore është padyshim një sfidë që lidhet me spitalet rajonale, përveçse me spitalet universitare, e cila do të krijojë mundësinë që të kenë një autonomi spitali edhe për burimet njerëzore, pra autonomia menaxheriale e krijon këtë mundësi, për të pasur më shumë incentiva finaciare, për të pasur më shumë mbështetje financiare, bazuar mbi performancën e punës së mjekëve në sistemin shëndetësor publik, por edhe mundësi të reja që ne duam të krijojmë pikërisht në sistemin shëndetësor publik, në atë spitalor specifikisht, me përfshirjen e modelit të autonomisë spitalore në strukturat tona”.
Këtë vit përfundojnë specializimin afatgjatë në Mjekësi rreth 190 mjekë specalistë, nga të cilët rreth 70 kanë kontratë me MSHMS për t’u punësuar në spitalet ku ka nevoja për mjekë specialistë. Që prej vitit 2014, çdo vit janë hapur specializimet në Mjekësi dhe janë mbi 2 mijë kuota të cilat kanë filluar dhe janë në proces specializimi. Më shumë se 400 mjekë specialistë janë punësuar në spitale universitare, rajonale apo bashkiake duke i ofruar qytetarëve shërbime afër vendbanimit.
MSHMS së bashku me Universitetin e Mjekësisë së Tiranës, gjithashtu edhe me Fakultetin e Mjekësisë këtë vit do të hapin mbi 300 kuota specializimesh, ku rreth 100 prej tyre do të jenë kuota të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, sipas planit për të patur mjekë specialistë në të gjithë spitalet e vendit./ CNA.al
Dy studime të veçanta, që përfshinë mijëra pacientë me COV...
I jep shije të mrekullueshme edhe bukuri pjatave tona, ësh...
Nga 1 janari deri më sot janë regjistruar 25 mijë thirrje ...
Një lajm i hidhur është raportuar ditën e sotme. Mësoh...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e shifrave ...
Modernizohet Shërbimi i Anatomisë Patologjike me ndërt...
Gjatë një vizite të zakonshme mjekësore, ju mund të keni p...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Së fundmi në QSUT është kryer me sukses një operacion në t...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Bukë, makarona, vaj, djathëra dhe më pas vera, birra d...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta ...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e personave...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale ka bërë bil...
Shumica e njerëzve kanë dëgjuar se të kesh një metabol...
Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, ka folur mbrëmjen e sotm...
Gjatë konferencës për media për arritjet e vitit 2022 dhe ...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë ...
Studiuesit kanë dhënë këshillat se si të zgjasni jetën...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...