Erëza që bën "mrekulli"/ Mbron zemrën dhe lufton inflamacionin
I jep shije të mrekullueshme edhe bukuri pjatave tona, ësh...

Dy studime të veçanta, që përfshinë mijëra pacientë me COVID-19 nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara, tregojnë se personat që nuk janë vaksinuar, janë në një rrezik më të madh për të patur simptoma të virusit edhe shumë kohë pas infektimit. Njoftimet vijnë ndërsa Kina po i kërkon të gjithë popullatës së saj të moshuar të vaksinohet.
Qysh para fillimit të janarit, Kina ka qenë në garë për të vaksinuar të moshuarit e saj.
Ajo iu bashkua vendeve të tjera duke hequr ose lehtësuar rregullat për testimin, karantinën dhe lëvizjen.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi një fushatë më 29 nëntor për të rritur shkallën e vaksinimit tek të moshuarit kinezë, gjë që ekspertët shëndetësorë thonë se është thelbësore për të ndihmuar në shmangien e një krize të kujdesit shëndetësor.
Tani ka dy studime që përforcojnë idenë se njerëzit duhen nxitur të vaksinohen.
Një studim britanik i botuar në revistën Cardiology Research shqyrtoi të dhënat shëndetësore të 160,000 njerëzve gjatë muajit mars dhe nëntor të vitit 2020, periudha përpara se të ishte e disponueshme ndonjë vaksinë COVID-19.
Ata që u prekën nga sëmundja gjatë asaj kohe u zbulua se kishin deri në 81 herë më shumë gjasa të vdisnin brenda tre javëve të para të infektimit.
Por studimi zbuloi gjithashtu se njerëzit kishin më shumë gjasa të vuanin nga sëmundjet e zemrës 22 ditë pas diagnozës dhe kjo mund të vazhdonte deri në 18 muaj.
Studiuesit thonë se janë kujdesur që të përjashtojnë personat që kanë pasur një histori të problemeve me zemrën.
Një studim me 2000 pacientë nga hulumtues amerikanë i lidh njerëzit e pavaksinuar me simptomat për 28 ose më shumë ditë pas infektimit të tyre.
"Është shumë mirë të shohësh këto studime shumë të mëdha që raportojnë një lidhje mes vaksinimit dhe shpeshtësisë së simptomave afatgjata të Covid-it. // Është me të vërtetë e rëndësishme që ne mund ta dimë tani me siguri, e të themi se vaksinimi në të vërtetë zvogëlon shpeshtësinë e simptomave afatgjata, si dhe format më të rënda të sëmundjes që shfaqen herët pas infektimit", thotë Profesor Peter Openshaw, në Universitetin Imperial College të Londrës.
Studimi amerikan zbuloi se 77 për qind e njerëzve të pavaksinuar në studim kishin shkallë më të lartë të simptomave afatgjata.
Këtu përfshiheshin njerëz që kishin më shumë gjasa të zhvillonin diabet, çështje neurologjike dhe sëmundje të shëndetit mendor, si dhe komplikime të mushkërive.
Profesori Openshaw shpjegon se si virusi mund të krijojë komplikime për pjesë të ndryshme të trupit.
"Unë mendoj se është mjaft e qartë se nëse virusi do të dalë nga mushkëritë në zemër, ai duhet të kalojë përmes qarkullimit të gjakut. Dhe vaksinat janë shumë të mira. Ato nxisin antitrupat në rrjedhën e gjakut. Kështu që unë mendoj se ka një mekanizëm shumë të qartë me anë të të cilit vaksinat parandalojnë komplikimet kardiake”.
Profesori Openshaw thotë se tani ka disa studime që tregojnë se simptomat afatgjata të COVID-it largohen pas një viti./ VOA
I jep shije të mrekullueshme edhe bukuri pjatave tona, ësh...
Nga 1 janari deri më sot janë regjistruar 25 mijë thirrje ...
Një lajm i hidhur është raportuar ditën e sotme. Mësoh...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e shifrave ...
Modernizohet Shërbimi i Anatomisë Patologjike me ndërt...
Gjatë një vizite të zakonshme mjekësore, ju mund të keni p...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Së fundmi në QSUT është kryer me sukses një operacion në t...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Bukë, makarona, vaj, djathëra dhe më pas vera, birra d...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta ...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e personave...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale ka bërë bil...
Shumica e njerëzve kanë dëgjuar se të kesh një metabol...
Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, ka folur mbrëmjen e sotm...
Gjatë konferencës për media për arritjet e vitit 2022 dhe ...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë ...
Studiuesit kanë dhënë këshillat se si të zgjasni jetën...
Kirurgu Dritan Alushani, i cili ka kryer me sukses një ope...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...