Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Një nga kërkimet e pafundme të njerëzimit që nga kohërat e lashta, është zbulimi i asaj që ndodh me ne pasi vdesim. Por edhe pse shkenca mund të mos jetë kurrë në gjendje t'i përgjigjet në mënyrë të kënaqshme pyetjeve nëse ka një jetë të përtejme apo një shpirt që nuk vdes, mjetet moderne na lejojnë që të hetojmë elementin tjetër: çfarë ndodh brenda trurit të njeriut gjatë momenteve të tij të fundit të largimit nga kjo botë?
Ndërsa një burrë 87-vjeçar me epilepsi, ishte i lidhur me një makineri që e skanoi trurin e tij, duke kërkuar për shenja krizash, pacienti fatkeqësisht pësoi një atak në zemër dhe vdiq pak minuta më vonë. Por vdekja tragjike e burrit u ofroi shkencëtarëve mundësinë e një jete.
Ajo u dha mundësinë të regjistronin aktivitetin e trurit 30 sekonda para dhe pasi zemra e pacientit ndaloi së rrahuri. Dhe valët e regjistruara të trurit sugjerojnë që ndërsa vdesim, ne përjetojmë të njëjtin aktivitet nervor si gjatë ëndërrimit, kujtimit të kujtimeve ose meditimit. Këto funksione të larta njohëse, mund të jenë një shembull i mirëfilltë i jetës së dikujt që kalon me shpejtësi para syve të tij, sipas autorëve të një studimi të ri të botuar në “Frontiers in Aging Neuroscience”.
“Ne matëm 900 sekonda të aktivitetit të trurit rreth kohës së vdekjes, dhe u fokusuam sidomos për të parë se çfarë ndodhi në 30 sekondat e para dhe pasi zemra ndaloi së rrahuri”, tha dr.Ajmal Zemmar, neurokirurg në Universitetin e Louisville, që drejtoi studimin.
“Pak para dhe pasi zemra ndaloi së punuari, ne pamë ndryshime në një brez specifik të lëkundjeve nervore, të ashtuquajturat lëkundje gama, por edhe të të tjerave, si lëkundjen e valëve delta, theta, alfa dhe beta”.
Valët e trurit gama, përbëjnë lëkundjet më të shpejta të trurit. Ato shfaqen kryesisht kur jeni shumë vigjilentë dhe të vetëdijshëm. Këto lloj valësh lidhen me funksione njohëse të rendit më të lartë, duke qenë veçanërisht aktivë kur përqendroheni, ëndërroni dhe meditoni, si dhe kur truri është i angazhuar në rikthimin e kujtesës, përpunimin e informacionit dhe perceptimin e vetëdijshëm.
Këto lëkundje valësh shoqërohen shpesh me një rikthim të kujtesës, dhe mund të shpjegojnë raporte anekdotike nga njerëz që kanë kaluar përvoja afër vdekjes, në të cilat ngjarjet e rëndësishme të jetës kujtohen në një lloj vazhdimësie shumë të shpejtë.
“Këto gjetje duket se e sfidojnë të kuptuarit tonë të deritanishëm se kur saktësisht përfundon jeta e njeriut, dhe ngrenë pyetje të rëndësishme të mëvonshme, si për shembull ato që lidhen me kohën e dhurimit të organeve”- shprehet Zemmar.
Përvojat afër vdekjes janë çuditërisht të zakonshme. Të paktën 1/3 e njerëzve që i janë afruar vdekjes, raportojnë se e kanë përjetuar një të tillë. Karakteristikat e zakonshme që raportojnë njerëzit në ato momente janë ndjenjat e kënaqësisë, shkëputja psikike nga trupi (të tilla si përvojat e lëvizjes jashtë trupit), lëvizja e shpejtë nëpër një tunel të gjatë të errët dhe hyrja brenda një drite shumë të fortë.
Neuroshkencëtarët Olaf Blanke dhe Sebastian Digez kishin propozuar më herët ekzistencën e 2 llojeve të përvojave afër vdekjes. Lloji i parë është i lidhur me hemisferën e majtë të trurit, duke shfaqur një perceptim të ndryshuar të kohës dhe përshtypjen e fluturimit në hapësirë.
Lloji i dytë, që përfshin hemisferën e djathtë, karakterizohet nga shikimi ose komunikimi me shpirtrat dhe dëgjimi i zërave, tingujve dhe muzikës. Ka qenë gjithmonë e paqartë pse ka lloje të ndryshme të përvojave afër vdekjes.
Por fakti që truri kalon në një lloj mbingarkese gjatë momenteve tona të fundit të jetës këtu në Tokë mund të jetë shumë domethënës. Megjithatë, duhet të tregojmë shumë kujdes, sepse ky është rasti i parë dhe i vetëm kur aktiviteti i gjallë i trurit është monitoruar gjatë procesit të vdekjes te njerëzit.
Pacienti në fjalë kishte pësuar lëndime, kriza dhe ënjtje, ndaj asnjë nga përfundimet nuk mund të përgjithësohet për të gjithë popullatën. Gjithsesi, këto gjetje të kufizuara sugjerojnë se momentet tona të fundit në Tokë mund të jenë të këndshme dhe paqësore.
“Si neurokirurg, përballem ndonjëherë me humbjen e jetës së një njeriu. Është tepër e vështirë t‘u japësh lajmin e vdekjes anëtarëve të familjes së të ndjerit. Diçka që mund të mësojmë nga ky hulumtim është: ndonëse të dashurit tanë i kanë mbyllur sytë dhe janë gati ta lënë këtë botë, truri i tyre mund të jetë duke rishfaqur disa nga momentet më të bukura që kanë përjetuar në jetën e tyre”- thotë Zemmar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Ndërsa bota sapo ka nisur të marrë veten nga efektet shkat...
Ministria e Shëndëtesisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Kafeja është një ndër pijet më të konsumuara në botë. Vler...
Përfundon një tjetër investim në Spitalin Rajonal të D...
Në Ditën Botërore të Luftës Kundër Kancerit, Ministrja e S...
Një ndërhyrje e rrallë e shkallës së vështirsësisë së lart...
Shkencëtarët e kanë ditur prej vitesh se dietat e pashënde...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Mana...
Zgjedhja e ushqimit të duhur është një nga mënyrat më ...
Mjekja kardiologe, Eva Duraku, mëngjesin e sotëm ka bërë n...
Edhe një tjetër investim me standarde bashkëkohore për...
Në një takim me infermierët e punësuar nga portali “In...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndarë një...
Vdekja e personit më të moshuar në botë në moshën 118-vjeç...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po ndër...
Dy studime të veçanta, që përfshinë mijëra pacientë me COV...
I jep shije të mrekullueshme edhe bukuri pjatave tona, ësh...
Nga 1 janari deri më sot janë regjistruar 25 mijë thirrje ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...