E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Shkencëtarët e kanë ditur prej vitesh se dietat e pashëndetshme, sidomos ato që përmbajnë shumë yndyrë dhe sheqer, mund të shkaktojnë ndryshime të dëmshme në tru dhe të çojnë në dëmtime të aftësive njohëse. Shumë nga faktorët që kontribuojnë në rënien e aftësive njohëse janë jashtë kontrollit të një personi, si gjenetika ashtu edhe faktorët socio-ekonomikë.
Por kërkimet e vazhdueshme tregojnë gjithnjë e më shumë se një dietë ushqimore e keqe, është një faktor rreziku për dëmtimet e kujtesës gjatë plakjes normale, dhe e rrit ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së alzheimerit.
Dy studime të kohëve të fundit në shkallë të gjerë, sugjerojnë se ngrënia e ushqimeve super të përpunuara mund ta përshpejtojë rënien e aftësive njohëse të lidhur me moshën, dhe të rrisë rrezikun e zhvillimit të demencës.
Ushqimet ultra të përpunuara kanë tendencën të kenë sasi më të vogël në lëndë ushqyese dhe fibra dhe nivele më të larta të sheqerit, yndyrës dhe kripës në krahasim me ushqimet e papërpunuara ose të përpunuara minimalisht. Disa shembuj të ushqimeve ultra të përpunuara përfshijnë pijet me sodë, biskotat e paketuara, patatinat, ushqimet e ngrira, frutat e thata me aromë, kosi me fruta, pijet alkoolike të distiluara dhe ushqimet e shpejta.
Edhe bukët e paketuara, përfshirë ato të pasura me drithëra integrale, klasifikohen në shumë raste si ultra të përpunuara për shkak të aditivëve dhe konservuesve që përmbajnë. Nga ana tjetër nuk ka gjasa t’i gjeni shumicën e këtyre ushqimeve në kuzhinën tuaj në shtëpi.

Por mos i ngatërroni ushqimet ultra të përpunuara me ushqimet e përpunuara, të cilat e ruajnë ende shumicën e karakteristikave të tyre natyrore, megjithëse kanë pësuar një formë përpunimi, si për shembull perimet e konservuara, makaronat e thata apo frutat e ngrira.
Në studimin e publikuar në dhjetor të vitit të kaluar, studiuesit krahasuan shkallën e rënies së aftësive njohëse gjatë rreth 8 viteve midis grupeve të njerëzve që konsumuan sasi të ndryshme të ushqimeve super të përpunuara.
Në fillim të studimit, mbi 10.000 pjesëmarrës që jetonin në Brazil raportuan zakonet e tyre dietike të 12 muajve të mëparshëm.
Më pas, për vitet në vijim, ata vlerësuan nivelin e aftësive njohëse të pjesëmarrësve me teste standarde të kujtesës dhe funksionit ekzekutiv. U pa se ata që kishin një dietë që përmbante më shumë ushqime ultra të përpunuara në fillim të studimit, treguan pak më shumë rënie të aftësive njohëse, krahasuar me ata që hanin pak ose aspak ushqime ultra të përpunuara.
Studimi i dytë me rreth 72.000 pjesëmarrës në Britaninë e Madhe, vlerësoi lidhjen midis ngrënies së ushqimeve ultra të përpunuara dhe demencës. Te grupi që konsumonte sasinë më të madhe të ushqimeve ultra të përpunuara, afro 1 në 120 njerëz u diagnostikuan me demencë gjatë një periudhe 10-vjeçare. Ndërsa për grupin që konsumonte pak ose aspak ushqime ultra të përpunuara, norma ishte 1 në 170.
Studimi që shqyrtoi marrëdhëniet midis shëndetit dhe ushqimeve ultra të përpunuara, përdori klasifikimin NOVA, i cili është një sistem kategorizimi i bazuar në llojin dhe shtrirjen e përpunimit industrial të ushqimit. Disa nutricionistë e kanë kritikuar klasifikimin NOVA, për shkak të mungesës së përkufizimeve të qarta të përpunimit të ushqimit, gjë që mund të çojë në një klasifikim të gabuar.

Ata thonë se rreziqet e mundshme shëndetësore nga konsumimi i ushqimeve ultra të përpunuara, mund të shpjegohet me nivelet e ulëta të fibrave dhe lëndëve ushqyese dhe nivelet e larta të yndyrës, sheqerit dhe kripës në dietë, dhe jo nga sasia e përpunimit.
Dhe është fakt që shumë ushqime ultra të përpunuara janë të pasura me aditivë, konservues ose agjentë ngjyrues, ndërkohë që kanë edhe veçori të tjera të një diete të pashëndetshme, si sasia e paktë e fibrave dhe lëndëve të tjera ushqyese. Prandaj mbetet e paqartë nëse ngrënia e ushqimit që i është nënshtruar më shumë përpunimit, ka një ndikim negativ shtesë në shëndet përtej cilësisë së ulët të dietës.
Për shembull, mund të hani një burger dhe patate të skuqura në një fast-food, që do të ishte i pasur me yndyrë, sheqer dhe kripë dhe ultra i përpunuar. Por mund ta përgatisni të njëjtin vakt në shtëpi, që gjithashtu mund të jetë i pasur me yndyrë, sheqer dhe kripë, por që nuk do të ishte ultra i përpunuar.
Prandaj nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar nëse njëra është më e keqe se tjetra.
Edhe kur nuk ndodhin proceset që çojnë te demenca, truri i plakur pëson ndryshime biokimike dhe strukturore, të cilat shoqërohen me përkeqësim të aftësive njohëse.
Por për të rriturit mbi 55 vjeç, një dietë më e shëndetshme mund të rrisë gjasat për të ruajtur një funksionim më të mirë të trurit. Në veçanti, dieta mesdhetare dhe dieta ketogjenike shoqërohen me një nivel më të mirë të aftësive njohëse në moshat e thyera.
Dieta mesdhetare bazohet në konsumin e ushqimeve me bazë bimore dhe yndyrave të shëndetshme, si vaji i ullirit, farat dhe arrat. Dieta ketogjenike përmban një nivel të lartë yndyrë, por ka pak karbohidrate, teksa burimi kryesor i fibrave vjen nga perimet. Të dyja dietat minimizojnë ose e eliminojnë konsumin e sheqerit.
Që të dyja këto dieta e reduktojnë inflamacionin e dëmshëm. Edhe pse ai është një përgjigje normale imune ndaj lëndimit ose infeksionit, inflamacioni kronik mund të jetë i dëmshëm për trurin. Studimet kanë treguar se sheqeri dhe yndyra e tepërt mund të kontribuojnë në inflamacionin kronik dhe ushqimet ultra të përpunuara mund të përkeqësojnë gjithashtu inflamacionin e dëmshëm.
Një mënyrë tjetër përmes së cilës dieta dhe ushqimet ultra të përpunuara mund të ndikojnë në shëndetin e trurit është përmes boshtit zorrë-tru, që është komunikimi që ndodh midis trurit dhe mikrobiomës së zorrëve ose komunitetit të mikroorganizmave që jetojnë në traktin tretës.
Studimet kanë treguar se dietat ketogjenike dhe ato mesdhetare, e ndryshojnë përbërjen e mikroorganizmave në zorrë në mënyra që përfitojnë nga personi. Konsumimi i ushqimeve ultra të përpunuara shoqërohet gjithashtu me ndryshime në llojin dhe bollëkun e mikroorganizmave të zorrëve që kanë efekte më të dëmshme.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Mana...
Zgjedhja e ushqimit të duhur është një nga mënyrat më ...
Mjekja kardiologe, Eva Duraku, mëngjesin e sotëm ka bërë n...
Edhe një tjetër investim me standarde bashkëkohore për...
Në një takim me infermierët e punësuar nga portali “In...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndarë një...
Vdekja e personit më të moshuar në botë në moshën 118-vjeç...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po ndër...
Dy studime të veçanta, që përfshinë mijëra pacientë me COV...
I jep shije të mrekullueshme edhe bukuri pjatave tona, ësh...
Nga 1 janari deri më sot janë regjistruar 25 mijë thirrje ...
Një lajm i hidhur është raportuar ditën e sotme. Mësoh...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e shifrave ...
Modernizohet Shërbimi i Anatomisë Patologjike me ndërt...
Gjatë një vizite të zakonshme mjekësore, ju mund të keni p...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Së fundmi në QSUT është kryer me sukses një operacion në t...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Bukë, makarona, vaj, djathëra dhe më pas vera, birra d...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...