Reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin/ Moti për ditën e sotme
Për ditën e sotme pritet kalimi i një fronti të ftohtë mbi...

Ndërsa Shqipëria prej dekadash po vuan nga rrjedhja e trurit, shtetet fqinje, Greqia dhe Italia, ku kanë shkuar pjesa më e madhe e shqiptarëve, kanë emigrantë të mbikualifikuar.
Eurostat ka publikuar së fundmi të dhënat e integrimit të emigrantëve në shtetet e Bashkimit Europian.
Greqia, është shteti që ka normën më të lartë të emigrantëve të mbikualifikuar në Europë, me rreth 70% të tyre, që duket se bëjnë një punë të një niveli më të ulët sesa ata kanë kualifikimin.
Ky shtet ka dhe diferencën më të lartë mes mbikualifikimit të emigrantëve dhe qytetarëve të vet. Më pak se 30% e qytetarëve grekë vlerësohen si të mbikualifikuar për punët që bëjnë. Në Greqi, Shqipëria është komuniteti i parë ma i madh i emigrantëve, sipas të dhënave zyrtare. Mbikualifikimi i emigrantëve në Greqi është shumë më i lartë sesa mesatarja e tyre në Bashkimin Europoian, prej rreth 40%.
E njëjta tendencë është dhe në Itali, ku rreth 64% e emigrantëve vlerësohet të mbikualifikuar, ndërsa vetëm rreth 20% e italianëve konsiderohen të tillë. Në Itali, shqiptarët janë komuniteti i dytë i huaj më i madh, pas rumunëve.
Sipas Eurostat, ndër të gjitha vendet e BE-së me të dhëna të besueshme, normat më të larta të mbikualifikimit të vërejtura në vitin 2023 ishin në Greqi (69,6%) dhe Itali (64,1%), të dyja për shtetasit jo të BE-së. Në të kundërt, shkalla më e ulët ishte në Luksemburg për qytetarët e një vendi tjetër të BE-së (5,6%).
Italia dhe Greqia ishin gjithashtu vendet me hendekun më të madh midis shtetasve të BE-së dhe atyre jo të BE-së. Në Itali, ku diferenca ishte më e madhe, vlera minimale e vërejtur për shtetasit ishte nën mesataren e BE-së (20,0% kundrejt 20,8%), ndërsa vlera maksimale e vërejtur për shtetasit jashtë BE-së ishte shumë mbi të (64,1% kundrejt 39,4%). Në Greqi, norma të larta mbi mesataren e BE-së u vunë re si për shtetasit (31,1%) ashtu edhe për shtetasit jo-BE (69,6%).
Njerëzit kanë nevojë për aftësi dhe kualifikime për të marrë pjesë me sukses në fuqinë punëtore, thotë Eurostat. Të dhënat për kualifikimet, të matura me nivelin më të lartë të arritjeve arsimore, janë një tregues i rëndësishëm i aftësive të ofruara në tregun e punës. Arsimi i lartë në përgjithësi shoqërohet me perspektiva më të mira punësimi.
Personat me arsim të lartë, të cilët janë shtetas të huaj ose të lindur jashtë kishin një situatë më pak të favorshme punësimi gjatë periudhës 2014-2023, vëren Eurostat. Krahasuar me individët ose shtetasit e lindur në vend, ka më shumë gjasa që kualifikimet e tyre formale të mos përdoren plotësisht në tregun e punës.
Dallimet midis shtetasve dhe jo shtetasve, megjithatë, janë ngushtuar, vëren Eurostat: ndërsa norma për shtetasit mbeti relativisht e qëndrueshme (nga 20,7% në 2014 në 20,8% në 2023), shkalla për shtetasit jo-BE u ul nga 45,9% në 2014 në 39,4% në vitin 2023.
Të paktën 920 mijë shqiptarë jetojnë në vendet e BE-së
Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, nga viti 2008 deri në 2023-n, shtetet e Bashkimit Europian kanë dhënë rreth 920 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë.
Numri më i madh i lejeve është dhënë nga Italia, me rreth 445 mijë.Në vend të dytë është Greqia, me 284 mijë leje gjithsej.
Të dy këto shtete kanë dhënë gjithsej rreth 80% të lejeve të akorduara për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së për peruidhën 2008-2023./ Revista Monitor
Për ditën e sotme pritet kalimi i një fronti të ftohtë mbi...
Mitropolia e Shenjtë e Korçës prej shumë vitesh tashmë, që...
Përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike pritet për ...
Edhe kjo e shtunë do të shoqërohet nga kushte atmosferike ...
Paqëndrueshmëria atmosferike që ka përfshirë vendin to...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve a...
Këtë të enjte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atm...
Këtë të enjte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atm...
Ndonëse një pjesë e madhe e atyre që duan të ikin po tento...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmos...
Varfëria mbetet një nga sfidat më të mëdha sociale dhe eko...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Arta Imshhtari, një grua 43-vjeçare prej dy dekadash j...
Depërtimi i masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga a...
Mbrëmjen e së shtunës, Teatri "Petro Marko" i Vlorës organ...
Këtë të diel është hapur tregu i rikonstruktuar i Rusit në...
CNA sjell ditën e sotme një rast të trishtë të Kalo Kalajt...
Përdorimi i toksinës botoks në botë dhe në Shqipëri po rri...
Reshjet do të vijojnë të jenë të herëpashershme edhe ditën...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...