Vranësira dhe kthjellime/ Moti për ditën e sotme
Përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike pritet për ...

Mitropolia e Shenjtë e Korçës prej shumë vitesh tashmë, qëndron krah familjeve të varfra e në nevojë. Një traditë e hershme e kishës ortodokse, e cila ka nisur që në vitin 1967 e sot e kësaj dite vazhdon të organizohet nëpërmjet donacioneve që u ofrohen.
Në Mensën "Shërbimi i Dashurisë", njerëzit në nevojë të qytetit të Korçës mund të marrin të tria vaktet, mëngjesin, drekën e darkën, për 5 ditë në javë. Nëpërmjet gatimeve në këtë mensë, këta të fundit marrin jo vetëm ushqimin, por dashuri e ngrohtësi, si dhe përkushtimin e kësaj kishe për të ndihmuar sa më shumë të varfrit.
CNA TV ka ndjekur një nga këto ditë ku personat në nevojë janë afruar pranë mensës për të mbushur tasat e tyre me ushqimin e përgatitur në drekë, e janë larguar duke falënderuar mitropolitin Imzot Joani, dhe të gjithë stafin e kishës.

Atë Anesti Thimo ka treguar në një intervistë për CNA-në, se ky organizim i mirëfilltë ka më shumë se 27 vite që bëhet në Korçë, si një traditë e nisur prej vitit 1967.
"Mitropolia e Korçës në udhëzimet e mitropolitit Imzot Joani, ka vite që menaxhon këto shërbesa për të varfrit. Kemi rreth 27 vjet, ku si organizim i mirëfilltë ka nisur që në vitin 1997. Një traditë e hershme e kishës ortodokse, që para vitit 1967, nëpërmjet donacioneve që jepnin besimtarët prej asaj kohe dhe sot. Ne aktualisht japim vakte 5 ditë në javë. Ka pasur më shumë në numër, tani është reduktuar, ku më parë arrinte deri në 150 persona, ndërsa sot varion deri në 100 persona, sidomos në periudhën e verës ku ka më shumë. Këto familje që marrin të tria vaktet janë pa përkrahje."
Në predikimet e të dielave, Imzot Joan Pelushi ndalet te ndihma për të varfrit, e besimtarët janë gjithmonë të gatshëm të ndihmojnë. Krahas tyre, pjesë e rëndësishme e donacioneve janë edhe figura të njohura në Shqipëri.
Në fjalën e tij, Atë Anesti Thimo nuk ka lënë pa përmendur ndihmesën e madhe të Fondacionit "Mane" dhe gazetarit Elvi Fundo, duke i falënderuar me mirënjohje.
Krahas vakteve që jepen në 5 ditë të javës, nëpërmjet këtyre donacioneve është bërë e mundur që të shpërndahen edhe pako për rreth 130 familje në nevojë në festën e Krishtlindjes.
"Gjithnjë donacionet kanë qenë nga besimtarët. Herë pas here, Imzot Joani në predikimet e tij të të dielave, përmend ndihmën për të varfrit dhe besimtarët janë gjithnjë të gatshëm. Njëkohësisht, një ndihmë të madhe japin edhe një pjesë nga bizneset. Prej disa vitesh, me një ndihmë të bollshme na është ofruar Fondacioni 'Mane' me Samir Manen dhe me Elvi Fundon, së bashku me stafin e tyre. Në pjesën dërmuese të ndihmave që jepen akoma, ne shohim realisht ndihmesën e personave të lartpërmendur, dhe një rritje të vërtetë të besimtarëve rreth Mitropolisë së Shenjtë për të përballuar të gjitha ato që ne kemi nevojë. Ne kemi edhe një ndihmesë tjetër që japim për njerëzit në nevojë. Në çdo festë Krishtlindjeje dhe Pashkë, ne japim rreth 120-130 pako të tjera. Ka tri ditë që kemi filluar shpërndarjen e këtyre pakove. Këto shpërndarje janë mundësuar nga vetë fondacioni 'Mane' dhe Elvi Fundo. Është një kënaqësi shumë e madhe që kemi këtë kontribut nga ana e tyre, por kemi dhe një ngrohtësi shpirtërore nga të gjithë besimtarët, edhe jashtë besimit ortodoks."
Në përfundim të intervistës, Atë Anest Thimo ka drejtuar një thirrje për të gjithë besimtarët brenda apo jashtë Korçës, që të bashkohen në këtë nismë e të japin ndihmesën e tyre që Mitropolia e Shenjtë të vazhdojë të përballojë të gjitha kërkesat e të varfërve. Ndër të tjera, ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë dhënë ndihmë, duke iu uruar shëndet e begati në familjet e tyre.

"U bëj thirrje gjithë besimtarëve që kanë mundësi brenda ose jashtë qytetit, të japin një ndihmesë sado të vogël, që ne të jemi të gatshëm për t'i përballuar të gjitha llojet e kërkesave. Kjo është dëshira jonë, këto janë mundësitë që kanë dhënë deri më sot, i falënderojmë të gjithë ata që kanë dhënë ndihmesë dhe u urojmë një punë të mbarë, shëndet e begati në familje."
Mitropolia e Shenjtë e Korçës dhe Radio "Ngjallja" vazhdojnë traditën e hershme të ndihmesës kundrejt familjeve në nevojë. Në këtë prag festash, të varfrit do të mund të festojnë me tavolinat plot, duke mos e ndier vështirësinë e jetesës. Krahas ndihmave, ata mund të ushqehen pranë mensës "Shërbesa e Dashurisë" në të tria vaktet për 5 ditë në javë./ CNA
Përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike pritet për ...
Edhe kjo e shtunë do të shoqërohet nga kushte atmosferike ...
Paqëndrueshmëria atmosferike që ka përfshirë vendin to...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve a...
Këtë të enjte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atm...
Këtë të enjte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atm...
Ndonëse një pjesë e madhe e atyre që duan të ikin po tento...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmos...
Varfëria mbetet një nga sfidat më të mëdha sociale dhe eko...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Arta Imshhtari, një grua 43-vjeçare prej dy dekadash j...
Depërtimi i masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga a...
Mbrëmjen e së shtunës, Teatri "Petro Marko" i Vlorës organ...
Këtë të diel është hapur tregu i rikonstruktuar i Rusit në...
CNA sjell ditën e sotme një rast të trishtë të Kalo Kalajt...
Përdorimi i toksinës botoks në botë dhe në Shqipëri po rri...
Reshjet do të vijojnë të jenë të herëpashershme edhe ditën...
Këtë të shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paq...
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...