web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin/ Moti për ditën e sotme

23 Dhjetor 2024, 07:07, Sociale CNA

Reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin/ Moti për

Për ditën e sotme pritet kalimi i një fronti të ftohtë mbi vendin tonë shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu me intensitet mesatar për pjesën më të madhe të ditës në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën e Alpeve, verilindje dhe juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet mesatar ndërsa lokalisht dhe në relievet e larta malore reshje të dendura dëbore.

Përgjatë orëve të pasdites në zonën e veriut dhe jug reshjet e dëborës zbresin deri në lartësitë kodrinore, por me intensitet të ulët./ CNA





Lajmet e fundit nga